Dëshmitari nga Bosnja i koduar me shifrën K1 tha se ia ka shpëtuar jetën tri herë Naser Kelmendit.
“(Zijad) Turkoviqi ka provuar që ta vrasë 3 herë, unë ia kam shpëtuar jetën Naser Kelmendit në një dasmë në Avaz dhe kam parandaluar incidentin, sepse do të vriteshin 100 persona,” tha K1.
Zijad Turkoviq vitin e kaluar është dënuar në Bosnjë me 40 vjet burg si udhëheqës i një grupi kriminal.
Fjalët për shpëtimin e jetës së Kelmendit dëshmitari K1 i tha duke iu përgjigjur pyetjeve të Besnik Berishës, avokatit të Naser Kelmendit.
Dëshmitari nga Bosnja i koduar si K1 ka vazhduar të jep dëshminë e tij para gjykata,për dallim nga seancat e kaluara ai tash është pyetur nga avokati Besnik Berisha mbrojtës i Naser Kelmendit.
Berisha gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit u mundua që duke e ballafaquar atë me deklarimet që ka dhënë në gjykimin e Zijad Turkoviqit të ndikojë që deklarimet e tij të mos merren parasysh.
Avokati i kërkoi sqarime dëshmitarit se pse në gjykimin e Turkoviqit K1 kishte thënë se nuk e njeh Kelmendin.
“Nuk e kam përmendur Kelmendin sepse prokurorët boshnjakë më kanë bërë presion që të mos e përmend Kelmendin dhe Fahrudin Radonçiqin. Ata më kanë thënë se nuk bën në asnjë mënyrë të përmenden Naseri dhe Fahrudini. Këta dy e kanë udhëhequr prokurorinë edhe gjyqësinë, i kanë paguar ata”, ishte përgjigjja e dëshmitarit.
Berisha më pas i kërkoi sqarime dëshmitarit se pse në Kosovë po thotë që me Kelmendin ka punuar që nga mosha 17 vjeçare, duke pyetur se a është kjo e vërtetë.
“Po është e vërtetë”, u përgjigj dëshmitari.
Duke krahasuar dëshmitë në Bosnjë e Kosovë për Kelmendin, avokati Berisha e pyeti të koduarin me shifrën K1: ‘A është dëshmia juaj bardh e zi”?
“Atëherë kam dëshmuar për Zijad Turkoviqin dhe jo kundër Naser Kelmendit. Për Zijadin e kam thënë të vërtetën dhe atëherë kam dëshmuar çka kam dashur. [Këtu] po e them të vërtetën për Kelmendin dhe për të gjithë personat e tij”, tha dëshmitari K1.
Ai pastaj e cilësoi Kelmendin njeriun kryesor të drogës në Ballkan, duke pranuar se ka përpunuar drogën në shumë vende në Kosovë e sidomos në Pejë.
Objektet ku është bërë përpunimi i drogës K1 tha se janë shkatërruar, ose ndryshuar për të humbur gjurmët.
Avokati Berisha kundërshtoi fjalët e dëshmitarit për këto objekte, duke thënë se jeton në atë zonë, ndërsa nuk ka parë objektet për të cilat fliste dëshmitari.
Dëshmitari pastaj tregoi se me Naser Kelmendin, djemtë e tij dhe Zijad Turkoviqin ka qëndruar një muaj në burg.
K1 dëshmoi edhe në dy seancat e kaluara të këtij gjykimi.
Ky dëshmitar në gjykimin e Kelmendit dëshmoi edhe në mars.
Naser Kelmendi akuzohet për vrasje të rëndë, për krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe prodhim e përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.
Ai krahas shtetësisë kosovare e ka edhe atë boshnjake, ndërsa u arrestua nga Policia e Kosovës në majin e 2013-ës, pasi u kërkua me fletarrest ndërkombëtar nga Bosnja.
Pasi Bosnja e Kosova nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe as marrëveshje ekstradimi, Kelmendi është duke u gjykuar në Kosovë, por ai ka akuzë edhe në Bosnjë.
Në Bosnjë Kelmendi akuzohet për krim të organizuar, vrasje të mbetur në tentativë dhe për shitje e shpërndarje të substancave narkotike në Amerikën Latine, Turqi, Serbi, Kroaci dhe shtetet tjera të Evropës Perëndimore.
Kur iu lexua aktakuza më 16 janar, Kelmendi u deklarua i pafajshëm, ndërsa e cilësoi aktakuzën një prodhim nga Bosnja. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite