Po vazhdon në Gjykatën Themelore seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve në lidhje me vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Para trupit gjykues ka dëshmuar, ish-bashkëpunëtorja e Ivanoviq, nënkryetarja e SPS-së, Ksenja Bozhoviq.
Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit të rastit, Burim Çerkni, ajo dha versionit e saj për rastin tragjik.
Megjithatë, Bozhoviq nuk njohu asnjë prej të akuzuarve që ishin të pranishëm në seancë gjyqësore.
Ajo dha detajet për momentin kritik, derisa shtoi se Ivanoviq vazhdimisht ka shprehur brengën për sigurinë e tij dhe të familjes.
“20 minuta nuk e kanë siguruar vendin ku është vrarë, qytetarët aty pari kanë kaluar. Nga provat e para nga vendi i ngjarjes nga dita e parë kam folur edhe sot pas 4 vjetëve, hetimi nuk është bërë ashtu siç duhet. Dyshimi ekziston në gjithë ato prova që i kemi marrë. Më 16 janar 2018 në mëngjes në ora 8:15, sekretaresha më thirri në telefon, i cili nuk ka pasur zile. Pastaj ka thirrur në telefonin e burrit tim ku i ka thënë se Oliveri është rrëzuar para zyrës. Unë shumë shpejtë kam shkuar, pasi afër jetoj dhe kur kam mbërri ndihma e shpejtë veçse ishte nisur në spital. Në zyrë kanë qëndruar policë dhe në pyetjet time se çfarë ka ndodhur më është përgjigjur se Oliveri ka pasur një sulm në zemër. Në moment të parë kam besuar, por kur i kam parë gëzhojat përpara e kam pas të qartë. Aty e kam pyet policin se çka janë këto gëzhoja, i pa interesuar i ka shikuar dhe më ka thënë se këto gëzhoja janë të vjetra dhe ndryshkura. Pastaj kam thirrur në spital dhe kam marrë informacionin se Oliver është gjuajtur me armë”, tha ajo.
E njëjta adresoi edhe kritika për Policinë e Kosovës, të cilën e quajti joprofesionale në reagimin në disa ngjarje pas vdekjes së ish-politikanit serb.
“Pas vdekjes së Ivanoviq, shumë persona kane nderuar atë me lule. Të njëjtat pas disa ditëve kanë qenë të djegura, i kam thirrur policinë të shikojmë atë. Kanë ardhur asnjë shikim nuk e kanë bërë, vetëm më kanë thënë ‘a dëshiron t’i blejmë lule të tjera’. Prapë pas një muaji kemi ndezur qirinj pranë pllakës së Oliverit dhe pas një orë asnjë nuk ka qenë aty. Edhe ky rast është paraqitur në polici, por te njëjtit kanë qenë jo profesional”, tha ajo./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës