LAJMI I FUNDIT:

Dëshmia e Alvinit: ISIS më detyroi të flas vetëm në arabisht, më mësonin të bëja luftë

Dëshmia e Alvinit: ISIS më detyroi të flas vetëm në arabisht, më mësonin të bëja luftë

“Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të flas vetëm në arabisht”, kjo është dëshmia e parë e vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha, dhënë sot për mediat italiane, pasi ka mbërritur në familjen e tij në Itali.

Vogëlushi shqiptar u shpëtua nga kampi i ferrit “Al Hol”, në Siri, dhe mëngjesin e sotëm arriti të bashkohej me babanë dhe motrat e tij. Ai ishte çuar pesë vite më parë në Siri, nga nëna e tij, pasi kjo e fundit ishte bërë luftëtare e ISIS, por që u vra në një sulm të armatosur.

Pas vrasjes së saj, Alvini kishte mbetur i vetëm në mëshirë të fatit në Siri, por pas alarmit që dha emisioni investigativ italian “Le Iene”, ai arriti të shpëtohej falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare dhe italiane, por edhe Kryqit të Kuq, Gjysmëhënës së Kuqe dhe policisë.


Dëshmia e Alvinit është zbardhur nga media italiane “La Stampa”, e cila ndër të tjera shkruan se 11-vjeçari e ka harruar plotësisht italishten, pasi për pesë vite në Siri e ka pasur të ndaluar ta flasë.

“Alvini sot nuk e kujton fare italishten. Ai e kishte të ndaluar ta fliste atë, ndërsa ishte duke u stërvitur për të luftuar për ISIS. Edhe emri i tij ishte ndryshuar: militantët xhihadistë e quanin Jusuf. Alvini ka kujtuar vetëm pak shqip, teksa iu ka thënë shpëtimtarëve që u shoqëruan për në Damask dhe më pas në Bejrut, Liban ‘Më ka marrë malli shumë për babanë’”, shkruan “La Stampa”, njofton lapsi.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori