Jemi paralajmëruar se si alkooli ndikon negativisht në mendjen dhe trupin. Alkooli mund të shpijë deri tek vdekjet e parakohshme për shkak të dëmeve që i shkakton në mëlçi, por alkooli vret edhe përmes aksidenteve rrugore.
Sidoqoftë, një studim i ri thotë se konsumuesit e alkoolit jetojnë më gjatë sesa të tjerët. Si kështu?
Sipas studimit të udhëhequr nga Charles Holahan, psikolog nga Universiteti i Teksasit, hulumtimet e të cilit janë publikuar në revistën Alcoholism: Clinical and Experimental Research, 69 për qind e mos konsumuesve të alkoolit kishin vdekur pas 20 viteve – pavarësisht stilit të tyre të jetës, transmeton Telegrafi.
Studimi, i cili ka zgjatur 20 vite, ka anketuar pothuajse 2,000 njerëz të cilët ishin 55 deri 65 vjeç. Tri lloje të njerëzve ishin përfshirë në këtë studim:
– Personat që konsumonin shumë alkool dhe që konsiderohen alkoolist
– Personat që konsumonin në sasi modeste
– Personat që nuk konsumonin aspak alkool
Bazuar në rezultatet, 69 për qind e atyre që nuk pinin më alkool kishin vdekur pas 20 viteve. Por, në anën tjetër, 60 për qind e konsumuesve të rëndë të alkoolit kishin vdekur, përderisa ishin ndjekur pas nga 41 për qind e konsumuesve modestë. Disa nga personat që nuk konsumonin aspak alkool kishin pasur një stil të shëndetshëm të jetesës.
Por, pse kështu?
Studimi ka zbuluar se sekreti nuk ishte në stilin e jetës, por në gjendjen e qetë mendore. Ata që konsumonin alkool ishin më të qetë me jetën sesa njerëzit që nuk konsumonin. Ka shumë arsye se përse personat që konsumojnë alkool kanë një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur, ndër to janë:
– Gjendja financiare, pasi që alkooli është i shtrenjtë dhe numri i atyre që zgjedhin të mos pinë kanë më pak të ardhura.
– Janë më aktivë në shoqëri
– Kanë ndjenja relaksuese
Veç këtyre, ka edhe disa raportime tjera që thonë se personat që nuk konsumojnë alkool janë më të prirë të zhvillojnë depresionin, sesa personat që konsumojnë alkool në baza të rregullta. Sidoqoftë, duhet cekur se ky studim nuk duhet t’ju inkurajojë të bëheni alkoolist/e i rëndë, pasi që alkooli ende vlerësohet si i dëmshëm dhe mund ta shkaktojë vdekjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit