Dëshironi të hani shëndetshëm? Këtu janë katër rregullat për t’u respektuar

Kur vjen fjala te ushqimi i shëndetshëm, shpesh e dëgjojmë ‘është më lehtë të thuhet sesa të bëhet’, por nuk jemi dakord me këtë. E tëra është vetëm çështje e zakoneve të mira që secili nga ne duhet t’i marrë
Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com
Nevojiten vetëm 21 ditë rresht për t’u adaptuar me zakonet e reja.
Ndiqni, këtu më poshtë disa rregulla themelore që duhen ndjekur për të shijuar ushqim të ekuilibruar.
Ju nuk keni pse të shikoni ndonjë rregullore apo dietë drakoniane për të ngrënë një dietë të ekuilibruar. Mjafton të integruarit e disa parimeve të sensit të thjeshtë dhe të zakonshëm.
Hani gjithçka
Është thelbësore të mos ndaloni asnjë ushqim, sepse shpie në mangësi që të mos siguroni nevojat e trupit tuaj. Pavarësisht nëse vakti është marrë në punë ose në shtëpi, ai duhet të përmbajë një ushqim nga secila familje (karbohidrate, yndyra, proteina, vitamina dhe minerale) për të garantuar ekuilibrin.
Për ta bërë këtë, thjesht përfshini në pjatë një pjesë të ushqimeve me niseshte, perime, mish ose peshk dhe përfundoni me një pjesë të vogël të djathit dhe frutave.
Nëse produktet e ëmbla industriale nuk janë thelbësore për trupin tonë, përkundrazi, mos e privoni veten, herë pas here nga një copë e vogël byrek nuk është për t’u refuzuar. Një katror çokollatë e zezë me kafe është e mirë për trupin dhe mendjen. Kështu, çokollatën e zezë mund ta konsumoni, por me limit, çdo gjë e tepruar, është e tepërt.
Varijoni kënaqësitë ushqimore
Për shëndetin tuaj, por edhe për kënaqësinë tuaj, mos hezitoni të ndryshoni menynë tuaj sa më shumë që të jetë e mundur. Mos harroni peshkun yndyror (skumbri, harengë…) dhe keni kujdes që mos të hani më shumë se katër vezë në javë.
Ndryshoni makaronat dhe orizin duke provuar quinoa, e cila është e lehtë për t’u përgatitur, e shëndetshme dhe e shijshme, përmban edhe proteina.
Zgjidhni ushqime të tëra që plotësojnë më shumë, kërkojnë më shumë kohë për t’u tretur dhe janë më të dobishëm për ushqim. Më në fund, përfitoni nga produktet sezonale që do të sjellin larminë e nevojshme për ekuilibrin tuaj.
Dëgjojeni veten, nevojat dhe kujdesni me sasitë
Të gjithë dietologët dhe nutricionistët do t’ju sigurojnë se sekreti i një diete të ekuilibruar është të hani gjithçka me masë. Sheqernat e ngadalta, edhe nëse ato janë thelbësore për organizmin tonë, nuk duhet të konsumohen në sasi të tepërt. Kështu janë edhe lipidet. Mos i largoni nga dieta, por me një lugë vaj dhe një lugë gjalpë në ditë, keni sasinë që ju nevojitet trupi.
Më në fund, merrni kohë për të dëgjuar trupin tuaj gjatë ngrënies. Hani ngadalë, përtypni mirë para se të përpini, për të përmirësuar tretjen. Në qoftë se ju hani ngadalë, nuk do të shërbeheni dy herë, kjo është shumë me rëndësi, se ndonjëherë vazhdojmë të hamë edhe pse jemi te ngopur.
Shmangni produktet industriale sa më shumë që të jetë e mundur
Dhe kjo për arsye të thjeshta. Ato shpesh janë shumë të ëmbla ose shumë të kripura dhe janë të varfër në konsum ushqyes. Nëse gjella e përgatitur në dyqan mbetet shumë joshëse për dreka në zyrë, preferoni gjithmonë mbetjet nga vakti i ditës së mëparshme ose përgatitja në shtëpi të drekës suaj, si një sallatë e përzier e shëndetshme, por e kënaqshme, nëse keni kohë.
Sigurisht që është e mundur të hani shëndetshëm duke marrë vaktin tuaj nga dyqani, me kusht që të lexoni etiketat me kujdes dhe të ndiqni disa rregulla në vend.
E shihni sa e thjeshtë është? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë