LAJMI I FUNDIT:

Dëshira seksuale e penguar

Dëshira seksuale e penguar

Ndonjëherë quhet dëshirë e humbur, ose mund të përkufizohet më saktë si zvogëlim i dëshirës seksuale për shkak të ndonjë mekanizmi biologjik ose psikologjik.

Ajo vjen zakonisht si rezultat i çrregullimeve të tjera, sëmundjeve, traumave ose depresioneve të lidhura me emocionet seksuale. Shpesh ajo mund të jetë një prishje e komunikimit ose mirëkuptimit në një lidhje të gjatë seksuale ose shprehje e dhimbjes, zemërimit, konfliktit, depresionit ose keqkuptimit

Simptomat
Simptomat përfshijnë një mungesë të vazhdueshme dëshire ose urie seksuale, mungesë fantazie seksuale, mungesë e vazhdueshme e interesave për kontakte seksuale me partnerin ose shmangie të kontakteve me të.

Trajtimi
Një vetëtrajtim është i mundur, por paksa i vështirë, transmeton Telegrafi. Faktorë të ndryshëm që mendohet të kenë çuar në këtë dëshirë seksuale të kufizuar tentojnë përsëri të akumulohen dhe duhet kohë për t’i zgjidhur. Edhe pse partnerët mund të shpenzojnë kohë të konsiderueshme në fillim të lidhjes së tyre duke kryer marrëdhënie seksuale, ata nuk bisedojnë shumë për këtë problem, dhe kjo krijon mundësi për keqkuptime në të ardhmen. Dy individët në të shumtën e rasteve kanë ide të ndryshme mbi faktin se çdo të thotë të bësh dashuri. Pavarësisht se pasioni dhe romantika në fillim të lidhjes mund të kompensojnë ose të paktën mund të mbulojnë disa nga divergjencat që ka çifti. Ngjarje të mëdha si p.sh. lindja e një fëmije i zbulon divergjencat dhe thellon ndarjen e çiftit. Shumë njerëz e zgjidhin problemin duke menduar se: "mjaft të jesh i sigurt që je i aftë seksualisht". Kjo zgjidhje vetëm e keqëson problemin.


Parandalimi
Është mirë kur problemet thuhen. Nëse ato injorohen ose mohohen mund të çojnë deri në shpërbërjen e familjes. Çrregullimet e orgazmës tek femra dallohen nga çrregullimi i ekstitimit të saj për faktin se mund të ketë eksitim të plotë, por nuk mund të kalojë nga ky eksitim deri tek orgazma. Nuk duhet marrë si dështim fakti që mund të mos kesh orgazëm gjatë një akti seksual. Shumë gra të cilat kanë patur orgazma me partnerët e tyre nëpërmjet stimulimit oral nuk mund ta arrijnë orgazmën gjatë aktit. Në kontrast me burrat, gratë e mësojnë se i të arrijnë orgazmën sidomos në kontekstin e një lidhje të besueshme.

Çrregullimi në orgazëm mund të jetë i përjetshëm ose mund të përsëritet tek gra që e kanë patur të vështirë të kenë orgazëm. Në 10 përqind të grave që nuk kanë orgazëm, shkaku mund të jetë mungesa e përvojës seksuale, ankthi i arritjes së saj ose eksperienca të kaluara, siç mund të jenë traumat seksuale të cilat kanë çuar në dëshirë të penguar seksuale. Për një grua që ka patur orgazëm më parë, por që tashmë nuk mund ta arrijë, një shkak mund të jetë konfliktet me parterin, por edhe krizat personale ose streset.

Stimuluesit seksualë
Viagra ofron një zgjidhje të thjeshtë për shërimin e pasivitetit seksual në miliona çifte. Një pilulë e vogël blu dhe pak stimulim është ajo që duhet të bëjnë burrat që kanë vuajtur nga mungesa e ereksionit për të aritur performancën seksuale.
Po ç’ndodh me gratë?

Për gratë të cilat më parë ndjenin kënaqësi në marrëdhëniet seksuale dhe tashmë ndjejnë mungesën e aktit seksual, stimuluesit seksualë janë një mundësi për të rigjallëruar të kaluarën e tyre dhe madje përmirëson mënyrën e të kryerit të aktit seksual nga ato. Por ka gra të tjera që nuk e ndjejnë nevojën e marrëdhënieve seksuale në lodhjen e tyre prandaj përdorimi i tyres duhet të bëhet me kujdes dhe e kontrolluar.

Shumë gra ndoshta nuk janë kënaqur asnjëherë nga marrëdhënia, por kanë marrë pjesë në të për të kënaqur parterin e tyre ose për të bërë fëmijë. Tashmë marrëdhënia e tyre duket si jo erotike dhe ata janë mësuar me këtë ide. Stimuluesit seksualë mund të zgjidhin shumë probleme me bazë fiziologjike, por ajo nuk mund të rrisë dëshirën seksuale as tek burrat dhe as tek gratë. Ilaçi vepron duke rritur efektin e oksidit nitrik dhe duke shtuar fluksin e gjakut në organin mashkullor. Pas marrjes së viagrës nevojitet përsëri një stimulim. Vetëm kështu viagra mund të jetë efektive fizikisht dhe fiziologjikisht në një marrëdhënie.

Konsultohu, pastaj vepro
Nëse një marrëdhënie ka qenë joseksuale për ca kohë, do të duhet më shumë se sa rregullimi i ereksionit për ta bërë marëdhënien seksuale, madje edhe kur seksi dëshirohet nga partnerët. Çiftet duhet të bisedojnë dhe të shohin pikat e përbashkëta të tyre.

Në rastet kur çifte kanë ndrojtje të flasin për seksin, ato duhet të marrin pjesë në seanca këshillimi. Madje edhe në marrëdhënie të mirë, ku seksualiteti është ndërprerë, marrëdhënia mund të kthehet në dashurore në mënyra të tjera, duke u mbështetur njëri tek tjetri.

Nëse të dy partnerët janë të hapur ndaj nxitësve seksualë, ata mund ta kthejnë atë në shërbim të tyre. Mund të ndodhë që ta kthejnë marrëdhënien e tyre vetëm shpirtërore në marrëdhënie seksuale. Por këshillohet të bëhet një dialog i hapur dhe i ndershëm dhe problemet të merren hap pas hapi. Partnerët ndoshta presin të fitojnë kohën e humbur ose të provojnë gjëra të reja por trupat e tyre nuk mund të jenë aq të ndjeshëm si më parë. /Telegrafi/