Një studenteve e cila po bënte poza ekstreme gjatë ushtrimeve të jogës ka rënë nga 26 metra lartësi dhe ka thyer pothuajse gjysmën e eshtrave të trupit.

Alexa Terrazas nga Meksika po pozonte në rrethojën mbrojtëse të tarracës në katin e gjashtë të ndërtesës, duke tentuar të bëjë disa poza të reja të jogës, transmeton Telegrafi.


1 250

Në fotografi shihet momenti para se të rrëzohej duke qëndruar më kokë poshtë e këmbët lartë në rrethojën e tarracës.  Ajo është rrëzuar në një pjesë të mbuluar me çimento me ç'rast ka thyer hiq më pak se 110 eshtra.

2 112

Në anën tjetër Alexa që vazhdon të jetë në gjendje kritike, ka thyer dy këmbët dhe duart dhe shumë eshtra tjera. E për ta shpëtuar nga më e keqja, është detyruar t'i nënshtrohet një operacioni 11 orësh. /Telegrafi/

3 81