Ylli i filmit, Halle Berry, ndonëse 53-vjeçe, është ithtare e stërvitjeve dhe e ushqimit të shëndetshëm
Ajo gjatë viteve të kaluara ka zbuluar regjimin e vet ideal, fjala është për dietën ketogjene, e cila bazohet në marrjen e shtuar të yndyrës dhe pothuajse në reduktimin e plotë të hidrokarbureve, transmeton Telegrafi.
Edhe pse i ka eliminuar ëmbëlsirat nga menyja e saj, ajo veten ndonjëherë e qeras me ëmbëlsirën e zgjedhur me kujdes, më saktësisht me desertë që nuk përmbajnë sheqer dhe me siguri nuk do të ndikojnë në shtimin e peshës trupore.
Kështu, bukuroshja Halle në profilin e vet në Instagram ka publikuar recetën për ëmbëlsirën e preferuar – akulloren nga avokadoja.
Përbërësit e nevojshëm:
– 2 avokado,
– 1 filxhan qumësht bajameje pa sheqer,
– 1 filxhan ajkë të ëmbël,
– ëmbëltues,
– 1 lugë lëng limoni,
– disa pika mente ekstra,
– pak kripë.
Përgatitja:
Përbërësit e përmendur qitni në blender dhe miksoni derisa të përftoni tretje të lëmuar, pastaj me kujdes qiteni në enë apo kallëpe për akullore.
Kënaquni! /Telegrafi/