Site icon Telegrafi

Desert tradicional në mënyrën bullgare: Gatuani bakllava pa petë

Ëmbëlsohuni pas vaktit të drekës me ëmbëlsirë të pazakonshme

Përbërësit:

– 5 filxhanë miell;
– 1 filxhan qumësht;
– 50 g rrush të thatë;
– 3 filxhanë vaj;
– 2 filxhan grizë;
– 100 g arra të bluara;
– ½ qese pluhur për ëmbëlsira.

Për sherbet:

– 7 filxhan sheqer;
– 500 ml ujë;
– 1 limon.

Përgatitja:

Përzieni me garuzhdë miellin, pluhurin e ëmbëlsirave, qumështin, vajin, arrat, grizin, rrushin e thatë derisa tretja të bashkohet.

Në një tepsi kënddrejtë të lyer me vaj dhe me miell qitni brumin.

Piqeni në furrë të nxehur në 180 gradë Celsius afro dyzet minuta.

Për sherbet:

Përzieni sheqerin dhe ujin dhe lëreni të zihet. Shtoni lëngun e limonit.

Kur sherbeti të marrë dendësinë e duhur, derisa është i nxehtë qitni sipër bakllavasë.

Priteni në copa dhe në secilën qitni disa bademe të grira.

Shijojeni dhe ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version