Desert për 15 minuta: Toptha me fëstëk, badem dhe kakao

Nëse jeni adhurues i çokollatës, por dëshironi të mbani linjën perfekt, kjo ëmbëlsirë është për ju!
Për përgatitje të kësaj ëmbëlsire të shëndetshme do t’ju nevojiten 15 minuta, plus 4 orë mbajtje në frigorifer.
Përbërësit:- 1 filxhan e gjysmë kokrra tërshëre, - 1 filxhan gjalpë bademi, - 1/3 filxhan fara chia, - 1 lugë + një lugë kakao pluhur të paëmbëlsuar, - ¼ filxhan fëstëk të grirë, - lugë ekstrakt vanilje.Përgatitja:
Në një enë të madhësisë së mesme qitni kokrrat e tërshërës, gjalpin e bademit, farërat chia, 1 lugë kakao pluhur, ekstraktin e vaniljes dhe përzieni derisa të homogjenizohen.
Merrni copë të vogla të përbërjes së përgatitur dhe me dorë formoni topthat, pastaj vendosni në letër për pjekje, e cila duhet të jetë e vendosur në fund të enës plastike me kapak.
Sipër topthave qitni mbetjen e kakaos pluhur.
Futni në frigorifer apo në frigorifer me ngrirje të thellë 4 orë apo gjatë tërë natës.
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.

















































