Derivatet pa ndryshime në çmim edhe sot, mbesin të njëjta si një ditë më parë

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me ditën e djeshme, pavarësisht lëvizjeve të lehta që ishin raportuar më herët në treg.
Sipas vendimeve zyrtare të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, çmimet e karburanteve vazhdojnë të jenë në nivele të njëjta, pa ndryshime të reja për konsumatorët.
Çmimi i naftës (dizelit) është caktuar në 1.84 euro për litër. Po ashtu, benzina është vendosur në 1.44 euro për litër, ndërsa gazi në 0.89 euro për litër.
Në njoftimet e fundit ishte raportuar për një rënie të lehtë të çmimeve të naftës me rreth dy centë për litër, por aktualisht situata mbetet e stabilizuar dhe pa ndryshime krahasuar me ditën paraprake.
Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë tregun e derivateve, ndërsa çdo ndryshim i çmimeve publikohet rregullisht nga institucionet përkatëse. /Telegrafi/





















































