Derisa Putini dhe Trumpi kërcënojnë nga Lindja dhe nga Perëndimi, Evropa duhet të mbrojë veten
Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Më 6 qershor, Evropa do të festojë 80-vjetorin e zbarkimeve të Ditës D, me çka nisi çlirimi i Evropës Perëndimore më 1944. Megjithatë, këtë verë është një tjetër përvjetor që nuk do të festohet, sepse e shënon një dështim të madh. Më 30 gusht 1954, votimi në Asamblenë Kombëtare franceze vrau projektin e Komunitetit Evropian të Mbrojtjes (EDC). Në vend të kësaj, integrimi evropian vazhdoi rreth komunitetit ekonomik, që mbetet thelbi i BE-së edhe sot e kësaj dite, ndërsa siguria evropiane u ndërtua rreth NATO-s të udhëhequr nga ShBA-ja. Por, teksa presidenti rus Vladimir Putin po përparon nga Lindja dhe – pretendenti për president të ShBA-së – Donald Trumpi kërcënon të tërhiqet nga Perëndimi, është koha për të rishikuar idenë që Evropa të mbrojë veten.
Rrethanat historike ishin padyshim shumë më ndryshe 70 vjet më parë, por ka disa jehona interesante. Si atëherë ashtu edhe tash, shtytës kyç për nismën e mbrojtjes evropiane ishte Rusia agresive. Atëherë, si dhe tash, shtytës tjetër ishte dëshira e ShBA-së për t’u fokusuar më shumë në kërcënimet që përfshinin Kinën në Azi – në atë rast Lufta Koreane e cila filloi në vitin 1950. (Traktati EDC u nënshkrua më 1952, teksa lufta ende vazhdonte). Në atë kohë, ashtu si tash, çështje qendrore ishte roli ushtarak që duhej të luante Republika Federale e Gjermanisë. Kryeministri i atëhershëm i Francës, Pierre Mendès France, me një qartësi të përsosur franceze përmblodhi arsyet se pse Parlamenti i tij e refuzoi EDC-në: “Më shumë integrim dhe më pak Angli”. A mund të ketë edhe ndonjë mësim tjetër nga kjo?
Sot, projekti evropian i mbrojtjes nuk do të ishte institucioni i vetëm, i qartë dhe i unifikuar i BE-së. Kjo ishte rruga që nuk u mor 70 vjet më parë. Përkundrazi, do të ishte komunitet evropian i mbrojtjes, me shkronjat e vogla d dhe c, që lidh aftësitë dypalëshe dhe kombëtare evropiane me bërthamën operacionale ushtarake ekzistuese në NATO. Nëse pyet se cilat janë strukturat e sigurisë evropiane sot, përgjigja është shumë e ndërlikuar dhe njëherësh krejtësisht e thjeshtë. Rezultati i iniciativave të shumta për të forcuar mbrojtjen evropiane është xhungla e padepërtueshme me akronime dhe me emërtime. Si do të punojë SHAPE me CJEF dhe JEF, duke marrë parasysh deklaratën e Shën Malos, marrëveshjen “Berlin Plus”, Pesco, EDF, EPF, Asap dhe EDIRPA? (Vërtet dëshironi të dini?)
Në të njëjtën kohë është shumë e thjeshtë: 80 vjet nga Dita D, Evropa ende varet nga ShBA-ja për mbrojtjen e vet. Në formë pak më të gjatë: Evropa varet nga NATO-ja për mbrojtjen e vet dhe NATO-ja varet nga besueshmëria e garancisë nga ShBA-ja për nenin 5. Besueshmëria është fjala kyçe për parandalimin, siç është besimi për tregjet financiare. Nëse flasim prerazi, neni 5 e detyron një anëtar të NATO-s të ndërmarrë “veprimet e tilla që i sheh si të nevojshme, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur” nëse një aleat sulmohet. Pra, ku do të jetë Evropa nëse Presidenti Trump nuk “e konsideron të nevojshme” të mbrojë Estoninë? Ose, më mirë, nëse Putini nuk beson më – ndoshta duke llogaritur gabimisht, siç bëri për Ukrainën – se Uashingtoni do ta bëjë këtë.
Tronditja më e mundshme e Trumpit është se ai do ta tërheq mbështetjen për Ukrainën. Prandaj, Evropa duhet të rrisë urgjentisht furnizimet e saj me municion dhe me armë, si dhe trajnimin për ushtrinë ukrainase, në mënyrë që Kievi jo vetëm të mund të mbrojë territorin që kontrollon aktualisht, por në fakt të ndryshojë valën e luftës në vitin 2025. Ky duhet të jetë objektivi i Evropës edhe nëse Trumpi tërheq frenin e dorës të mbështetjes së ShBA-së dhe nëse përpiqet të negociojë një marrëveshje me Putinin për kokën e Ukrainës.
Së dyti, Evropa duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e saj konvencionale. Ndryshe nga presidenca e parë e Trumpit, e dyta e tij po përgatitet me kujdes, me plane të detajuara të hartuara nga grupet e ekspertëve. Projekti i tranzicionit presidencial i Fondacionit Heritage për vitin 2025, kështu e përcakton qëllimin: “Transformojeni NATO-n në mënyrë që aleatët e ShBA-së të jenë në gjendje të vendosin shumicën e forcave të nevojshme konvencionale për të penguar Rusinë, duke u mbështetur në Shtetet e Bashkuara kryesisht për parandalimin tonë të luftës bërthamore dhe duke zgjedhur kapacitetet e tjera, ndërkohë që do të zvogëlohet qëndrimi i forcës amerikane në Evropë”.
Nëse jemi të sinqertë, a nuk është kjo pyetje e arsyeshme? Tetëdhjetë vjet pas Ditës D, pse kontinenti me ekonominë e përmasave të ngjashme duhet të varet – për sigurinë – ende kaq shumë nga ShBA-ja?
Në ekonominë e tregut, prodhuesit e armëve kanë nevojë për porosi të mëdha e të caktuara përpara se të rrisin prodhimin, ndërsa industria e mbrojtjes e Evropës nuk merr mjaftueshëm prej tyre, jo aq shpejt sa duhet. Teksa ushtarët ukrainas e kanë kuptuar koston, është gjithashtu një kopsht i çmendur zoologjik i llojeve të ndryshme të armëve. Një studim i Konferencës së Sigurisë në Munih identifikoi 178 lloje të sistemeve kryesore të armëve në ushtritë evropiane – në vitin 2016 – krahasuar me 30 në ShBA. Në praktikë, rritja e shpenzimeve evropiane për mbrojtjen do të nënkuptonte gjithashtu më shumë biznes për ShBA-në. Siç theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg – në një fjalim të muajit të kaluar në Fondacionin Heritage – prodhuesit amerikanë të armëve gjatë dy viteve të fundit kanë marrë porosi evropiane në vlerë prej 120 miliardë dollarëve – një argument ky që duhet t’i përshtatet biznesmenit të “artit të marrëveshjes”, pra Trumpit.
Po sikur të ketë tronditje të Forcave 9 të Trumpit, që do të thotë se presidenti i ShBA-së minon besueshmërinë e parandalimit amerikan të luftës bërthamore në mbrojtjen e shteteve baltike? Edhe pse nuk ka gjasa të jetë e mundur, duhet të fillojmë të mendojmë më shumë për parandalimin bërthamor evropian. Sipas marrëveshjes së Nassaut të vitit 1962, parandalimi i ngathët bërthamor i Britanisë vihet në dispozicion të NATO-s, që teorikisht do të thotë edhe për mbrojtjen e shteteve baltike – megjithëse vendimi përfundimtar i takon kryeministrit britanik. Doktrina bërthamore e Francës nuk specifikon se mbi kë saktësisht do të zgjasë presidenti ombrellën e vet bërthamore. “Mourir pour Dantzig?” ishte titulli famëkeq i një artikulli të një gazete franceze të vitit 1939, duke argumentuar se ushtarëve francezë nuk duhet t’u kërkohet të vdesin për atë që në atë kohë ishte Qyteti i Lirë i Danzigut (Gdansku i sotëm). “Mourir pour Narva?” do të ishte pyetja tani – Narva është qytet estonez, pikërisht në kufi me Rusinë. Asnjë fuqi tjetër evropiane nuk ka mundësi të parandalimit bërthamor.
I rendis këto tre nivele të goditjes që vijnë nga Trumpi në rendin e rritjes të rëndesës, por edhe të probabilitetit. Prioritetet e Evropës duhet të ndjekin këto: së pari, Ukraina; së dyti, shpenzoni më shumë dhe më mirë për mbrojtjen konvencionale; së treti, mendoni për shkallën e parandalimit bërthamor. Për të arritur ndonjë nga këto, çdo vend, institucion dhe tendencë e përfshirë duhet të rrezikojë. Edhe pse politikisht kjo do të jetë e vështirë, siguria e mbrojtjes evropiane duhet të zvogëlojë narcizmin e dallimeve kombëtare. Britania dhe partnerët e saj evropianë kontinental duhet të punojnë më ngushtë së bashku. Dy gjigantët me bazë në Bruksel, NATO-ja dhe BE-ja, kanë nevojë për marrëdhënie më të mira pune. Golistët dhe Atlanticistët duhet të kërkojnë gjuhën e përbashkët, duke kuptuar se një NATO më evropiane sot është e vetmja bërthamë e besueshme dhe efektiv ushtarake e komuniteti të mbrojtjes evropiane.
Ndoshta dikush do të donte të thërriste një konferencë për të diskutuar të gjitha këto çështje – në 70-vjetorin e një dështimi historik? Motoja e konferencës do të ishte: mos kini frikë, bëhuni gati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje