2Po2 dhe Unikkatil do të vijnë me bashkëpunimin e radhës që mban titullin “Kryt nalt”.

Kënga është pjesë e albumit të ri të Besnik Canollit, “2020”, ndërsa tashmë është publikuar instrumentali i këtij projekti muzikor.


Kujtojmë që në një intervistë për Telegrafin, 2Po2 e kishte konfirmuar bashkëpunimin me Viktor Palokajn.

“Jo, këto nuk janë më spekulime. Me Unikkatilin gjithë do të bashkëpunoj sepse është reperi më real që ka shqiptaria”, ishte shprehur reperi.

“Fitore e sinqert” ishte bashkëpunimi i fundit i dy reperëve që e kishin lansuar në vitin 2011. /Telegrafi/