Derisa po kryente nevojën, nga hapësira nën derë i hyri në tualet një fëmijë (Video)

10:"© Twitter
Ky është momenti i papërshtatshëm, kur i rrituri që kryente nevojën në tualetin e një restoranti në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, u befasua nga një fëmijë i vogël.
Ky i fundit, hyri nga hapësira nën derë dhe i kërkoi ta mbante, për t’i pastruar duart, transmeton Telegrafi.
“Si e ke emirin”, ka pyetur vogëlushi me mirësjellje, teksa burri që ishte ulur në guaskë, i njohur vetëm si Andrew, vetëm qeshte dhe i kërkonte ngadalë të dilte.
Videoja e postuar në Twitter, është shpërndarë më se 160 mijë herë, brenda një kohe të shkurtër, teksa grumbulloi mbi 400 mijë pëlqime. Nuk vonoi shumë dhe babai i fëmijës, i kërkoi falje për atë që ndodhi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































