LAJMI I FUNDIT:

Deri tani 13 persona me gripin sezonal, katër prej tyre të shtrirë në Klinikën Infektive

Deri tani 13 persona me gripin sezonal, katër prej tyre të shtrirë në Klinikën Infektive

Tre personat e prekur nga gripi sezonal ‘Influenca A’, janë duke vazhduar të marrin trajtimin mjekësor në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mirëpo gjendja e tyre shëndetësore këtyre ditëve nuk ka pasur përmirësime.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Sadije Namani, infektologe në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Në kujdesin intensiv momentalisht kemi katër raste: tri të konfirmuara për Influencën A dhe i fundit ende i pakonfirmuar, mosha e tyre është 50, 46, 39 dhe 27, janë në kujdes intensiv dhe nuk kanë pasur ndonjë përmirësim”, ka deklaruar Namani për Telegrafin.


Ndërsa, sa i përket gjithsej numrit të personave të prekur nga gripi sezonal, Namani bëri të ditur se në Klinikën Infektive janë konfirmuar deri tani 13 raste.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës para disa ditësh ka dhënë disa këshilla për qytetarët në rast se janë me grip.  

Në mesin e këshillave thuhet se personat e sëmurë nga gripi duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe larg të tjerëve.

“Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë, mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini, lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime, informoni familjarët dhe miqtë për sëmundjen tuaj”, thuhej në këshillat e dhëna nga Instituti.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar që të evitohen kontaktet me njerëz. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori