Deri në fund të vitit 2027, të gjitha qytetet e Maqedonisë do të kenë sinjal 5G
Deri në vitin 2025 të gjitha vendbanimet urbane , korridoret rrugore dhe hekurudhore në BE do të mbulohen me sinjal të teknologjisë 5g. Edhe Maqedonia e Veriut është duke e përgatitur procesin për përdorimin e teknologjisë 5G, teknologji kjo e cila mundëson konsumatorët që të kenë internet më të shpejtë për gati 100 herë sesa e përdorin aktualisht. N jë nga qytetet më të mëdha që sipas të gjithë gjasave do të jetë Shkupi të jetë i mbuluar me sinjalin 5G, shkruan gazeta Koha.
Pritet që deri në fund të vitit 2027 të gjitha qytetet në vend do të mbulohen me sinjal të 5G , ndërsa deri në fund të vitit 2029 çdo qytetarë do të ketë qasje ndaj internetit me shpejtësi minimale prej 100 Mbps. Përfitimet nga 5g teknologjia që do të jetë për 10 deri 100 herë e shpejtë se teknologjia 4G do të mundësojnë shkarkimin e një filmi për disa sekonda, ndërsa shpejtësia e madhe e bartjes të së dhënave pritet të sjellë përfitime të shumta edhe në transport, energjetikë, industri, shëndetësia, banka, shërbime komunale, mediat apo industria e zbavitjes. Bile analizat e Komisionit Evropian tregojnë se të ardhurat globale nga teknologjia 5G deri në vitin 2025 do të arrijnë në 225 miliardë euro, andaj Brukseli vlerëson se ajo është kyçe për konkurrencën e Evropës në tregun global.
Kohë më parë, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, theksoi se në botë do të kemi edhe digjitalizim global si rrjedhojë e teknologjisë së re.
“Kjo teknologji pritet që me shpejtësinë e saj të madhe të sjellë një evolucion të vërtetë digjital, të nxisë rritjen ekonomike, inovacionin dhe mirëqenien. Njëherazi individë dhe makineri do të komunikojnë dhe ndajnë informacione në mënyrë të panjohur deri tani, ndërsa nuk do të ketë shumë aktivitete njerëzore që nuk do të mbështeten nga cyber infrastruktura”, thekson Mançevski.
Në ndërkohë pritet që teknologjia e re të ofrojë mundësi të mëdha për zhvillimin e bizneseve të reja, për shkak se bartja e informacioneve pritet të jetë resursi më i kërkuar në vitet e ardhshme.
“Kjo teknologji paraqet një autostradë të madhe që do të mundësojë transportin në çast të numrit të madh të informacioneve në largësi të mëdha, me çka do të mundësohet zhvillimi i ideve dhe hapja e bizneseve të reja , që ndoshta për momentin janë edhe ta paimagjinueshme si dhe do të hapë perspektivën për zhvillim më të shpejtë ekonomik. Me fjalë të tjera 5g do të rrisë potencialin teknologjik dhe mundësitë e tërë shoqërisë duke mundësuar edhe rritjen e cilësisë së jetesës”, thotë profesoresha universitare, Liljana Gavrillovska.
Në ndërkohë, pritet që nga viti 2020, teknologjia e gjeneratës së pestë të fillojë të zbatohet në një pjesë të shteteve në botë. Aktualisht prej muajit të kaluar, operatori britanik EE i pari ka mundësuar përdorimin e rrjetit 5G në Britaninë e madhe në Londër, Edinburg, Kardif, Belfast, Birmingem dhe Mançester. Mirëpo rrjeti i ri nuk i mbulon në tërësi këto gjashtë qytete, por ky shërbim ofrohet vetëm pjesërisht. Me këtë lëvizje, operatori britanik i është bashkangjitur atij amerikan “Verizon” dhe zviceran “Sviskom ” si prijës të valës së re. Në SHBA, vetëm në Çikago dhe Mineapolis, përmes “Verizon”, ofrohet 5G në ofertën komerciale , ndërsa në 19 qytetet ofrohet në formë të kufizuar dhe eksperimentale. Në nivel botëror, Koreja e Jugut është shteti i parë që ka vendosur këtë teknologji në përdorim , si qëllim zhvillimin e rrjetit 5G me qëllim të nxisë ekonominë vendore që po tregon shenja të ngadalësimit.
Pritet që për pesë vite apo në vitin 2024, që të arrijë në 1.5 miliardë numri i shfrytëzuesve të rrjetit 5G, apo një e treta e shfrytëzuesve të deritanishëm të telefonave celularë në botë. Gjithashtu deri në vitin 2024, rrjeti 5G do të mbulojë gati 40 për qind të popullatës botërore që varet edhe nga investimet e kompanive të telekomunikacionit./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025