Londra do të ketë një klimë pas 30 vjetësh atë që ka Barcelona sot dhe Madridi do të jetë si Marakeshi i Marokut deri në vitin 2050, tregon një studim.
Novi Sadi në Vojvodinë do të ketë një temperaturë si Dallasi në SHBA, në muajt më të nxehtë do të ketë një rritje prej 7.9 gradë Celsius, dhe një rritje vjetore prej 2.9 gradë.
Qytetet në mbarë botën që ndodhen në zonat e hemisferës së ftohtë veriore do të kenë në të ardhmen një klimë si qytete që janë 1,000 kilometra më afër ekuatorit me efekte të dëmshme në shëndetin dhe infrastrukturën. Studimi tregon se Moska do të ketë temperatura si Sofja, Siettle si San Francisko dhe Nju Jorku si Virginia Beach.
Mungesa e ujit do të ndikojë në një numër të madh të qyteteve në kushte të moderuara klimatike si rezultat i ngrohjes globale, e cila parashikohet të arrijë deri në 3.5 Celsius gjatë muajve të verës dhe 4.7 Celsius në dimër.
Në mesin e 10 qyteteve që do të pësojnë ndryshimet më dramatike të klimës do të jetë edhe Lubjana në Slloveni, e cila do të ketë një klimë si Virxhinia Beach dhe do të ketë një rritje prej 8 gradë Celsius në muajt e nxehtë ose në një nivel vjetor prej 3.5 gradë Celsius.
Për shkak të ndryshimeve klimatike në Arktik, ka një numër në rritje të zjarreve të pyjeve që kontribuojnë në ndotjen e ajrit për shkak të emetimit të sasive të mëdha të dyoksidit të karbonit.
“Që nga fillimi i qershorit, ne kemi qenë dëshmitarë të zjarreve të pashembullta të pyjeve në rajonin e Arktikut”, tha Claire Nalis, zëdhënëse e Organizatës Botërore Meteorologjike.
Vetëm në atë muaj, siç tha ajo, këto zjarre shkaktuan emetimin e 50 megaton të dyoksidit të karbonit, i cili është i barabartë me emetimet e dyoksidit të karbonit në Suedi në një vit.
“Zjarret në pyje janë të zakonshme në hemisferën veriore në mes të majit dhe tetorit, por këtë vit ka pasur përmasa dhe intensitete të pazakonshme,” tha Nalis.
Shumica e zjarreve ndodhën në shtetin amerikan të Alaskës dhe në Siberinë ruse, por edhe në Alberta të Kanadasë, të cilat prekën zonën prej 300,000 fusha futbolli ose sa krejt shteti i Luksemburgut.
Ka pasur më shumë se 400 zjarre pyjore në Alaskë që nga fillimi i vitit dhe çdo ditë shpërthen nga një i ri. Në Siberi, temperatura në qershor ishte gati 10 gradë mbi mesataren, ndërsa në Alaskë ishte qershori i dytë më e nxehtë, dhe më 4 korrik ishte matur temperatura 32 gradë.
“Nuk është një kohë tipike për Alaskën,” tha Nalis. Në muajin shkurt, Ferbanz në Alaska regjistroi ndotjen më të madhe të ajrit në botë, gjë që shkaktoi banorët të qëndronin në shtëpitë e tyre. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri