LAJMI I FUNDIT:

I dërguari i posaçëm i Putinit për Ukrainën kishte arritur në shkurt marrëveshje me Kievin, por atë e kishte refuzuar presidenti rus

I dërguari i posaçëm i Putinit për Ukrainën kishte arritur në shkurt marrëveshje me Kievin, por atë e kishte refuzuar presidenti rus

Reuters ka publikuar një artikull ekskluziv ku thuhet se i dërguari i posaçëm i Vladimir Putinit për Ukrainën, i kishte thënë presidentit rus kur filloi lufta, se ka arritur marrëveshje të përkohshme me Kievin për të kënaqur apetitet dhe kërkesat e rusëve, që Ukraina të qëndrojë jashtë NATO-s, por Putin kishte refuzuar atë dhe kishte vazhduar me agresionin ushtarak.

Raportohet se sipas tre personave të afërt me presidentin rus, i dërguari i posaçëm i lindur në Ukrainë, Dmitry Kozak, i ka thënë Putinit se beson se marrëveshja e arritur ka hequr nevojën për të vazhduar me okupimin e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

E Reuters për herë të parë raporton për rekomandimet e Kozakut, që ia kishte kumtuar Putinit lidhur me arritjen e marrëveshjes.


Putin në disa paraqitje para luftës, pati pretenduar se NATO dhe infrastruktura e saj ushtarake po i afrohet kufijve rusë – duke pranuar kështu anëtarë të rinj nga Evropa Lindore dhe se Aleanca Veri-Atlantike po bëhet gati ta pranojë edhe Ukrainën.

Rusia për herë të parë e pranon se ka humbur në Ukrainë, Zelensky tregon hapësirën e çliruar
Lexo po ashtu Rusia për herë të parë e pranon se ka humbur në Ukrainë, Zelensky tregon hapësirën e çliruar

Presidenti rus publikisht ka theksuar se kjo paraqet kërcënim ekzistencial për Rusinë, që e detyroi të reagojë.

Por, pavarësisht mbështetjes së mëhershme për bisedime, Putin bëri të qartë kur iu paraqit marrëveshja e Kozakut, se veprimet dhe bisedimet e tij nuk e kanë kënaqur dhe ka rritur apetitet e tij – pra atë të aneksimit të disa rajoneve të territorit të Ukrainës.

Kjo marrëveshje ishte refuzuar më 24 shkurt, kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës. Ndërkaq kur Reuters kërkoi nga Kremlini të deklarohen për këtë, zëdhënësi Dmitry Peskov tha se “kjo nuk ka kurrfarë lidhje me realitetin dhe se kurrë një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, duke pretenduar se është një informacion i gabuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori