Mëngjesin e së martës (23 nëntor) një aksident tragjik ndodhi në Bullgari, në autobusin me shqiptarë që po kthehej nga Turqia.

Si pasojë e kësaj humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, përfshirë këtu edhe 12 fëmijë.


Reagimet gjatë gjithë javës për rastin e rëndë kanë qenë të shumta si nga liderët politikë e po ashtu edhe nga artistët shqiptarë.

Feruaaa Fero (Foto: Instagram)

Së fundmi reperit nga Gjilani, Feros, i është dërguar një fotografi në InstaStory përmes të cilit thonë se në mesin e viktimave ishte edhe një fans i tij.

“O Fero një fans i yti ka ndërruar jetë në tragjedinë me autobusin në Bullgari”, shkruhej në postim teksa një replikë nuk mungoi nga 24-vjeçari duke thënë: “Zoti në xhenet inshaAllah”.

66 2  2 Aksidenti tragjik në Bullgari

Autobusi, me targa të Maqedonisë së Veriut, me udhëtarë që po ktheheshin nga Turqia, u dogj rreth orës 02:00.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë të ditura akoma, derisa autoritetet kanë nisur hetimet. /Telegrafi/

Aksidenti ne Bullgari 1  3 Aksidenti tragjik në Bullgari