Një person është sjellë në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 05:10, në Gjilan.


Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjellë në emergjencë pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Në vendin  e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raport. /Telegrafi/