Derbi i Ligës Premier: Chelsea dhe Tottenham startojnë me më të mirët në dispozicion

Java e dytë në Ligën Premeir do të vë përballë dy skuadra nga Londra, si Chelsea dhe Tottenham Hotspur.
Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”.
Chelsea e nisi me fitore këtë edicion, ndërsa për këtë ndeshje do të jetë pa Mateo Kovacicin që është i lënduar, ndërsa Marcos Alonso është duke e kompletuar kalimin te Barcelona dhe nuk është përfshirë në listë në Thomas Tuchel.
Në anën tjetër, edhe Spurs e kanë fituar përballjen e parë, derisa në këtë ndeshje nuk mund të llogarisin në Clement Lenglet dhe Skipp, që po ashtu janë të lënduar.
Formacionet startuese
Chelsea: Mendy; James, Thiago Silva, Koulibaly; Loftus-Cheek, Kante, Jorginho, Cucurella; Mount, Havertz, Sterling.
Tottenham: Lloris, Romero, Dier, Davies, Emerson, Höjbjerg, Bentancur, Sessegnon, Kulusevski, Son, Kane. /Telegrafi/






















































