Deputetja Shqipe Selimi nuk e mbështeti për kryeparlamentare, çfarë thotë Donika Gërvalla?
Në seancën e së mërkurës deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi nuk e votoi kandidaten e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Donika Gërvalla për shkak të deklaratave të mëhershme të Gërvallës kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit.
E lidhur me mospjesëmarrjen në votim të Selimit është deklaruar sot Donika Gërvalla.
“Ne kemi pasur një diskutim në grupin parlamentar si çdo herë para çdo vendimi që marrim por nuk ka pasur debat rreth kandidimit tim. Zonja Selimi i merr vendimet e saj. Ajo nuk ka marr pjesë në votim. Në dallim nga disa të tjerë tek të cilët është pritur që nuk mund të votojnë, të bashkohen me Listën serbe dhe me PDK-në për të votuar kundër personit tim. Megjithatë ajo është vendim personal i zonjës Selimi dhe nuk kam asnjë arsye dhe asnjë të drejtë ta komentoj”, tha ajo. /Telegrafi/






























