LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Remenski në Prokurori, kontrollon dëshmitë për “Lidhjen ndërkombëtare”

Deputetja Remenski në Prokurori, kontrollon dëshmitë për “Lidhjen ndërkombëtare”

Deputetja Frosina Remenski sot në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar bën kontrollimin e materialit dëshmues në lidhje me rastin me organizatën joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare” e Boki 13, në të cilin përfshihen pesë persona fizik dhe një person juridik.

Në Prokurori sot në vend të dyshuarit të parë Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili ishte kryetar i “Lidhjes ndërkombëtare” kontroll ka kryer avokati Sasho Dukovski. I ftuar të bëjë kontroll në materialin dëshmues nga ana e Prokurorisë është edhe Mile Jovanovski, babai i Boki 13, ndërsa dje këtë e ka bërë zëvendëskryetarja e “Lidhjes ndërkombëtare” Jasna Mandirq dhe Hristina Bllazhevska, asistente e Jovanovskit.

Kontrolli i materialit dëshmues bëhet me qëllim të dyshuarit të përgatiten për të dhënë deklaratë në Prokurori gjatë javës së ardhshme.


Kjo pjesë e hetimit, të cilën Prokuroria e hapi më 9 tetor kundër pesë personave, ka të bëjë me mashtrimet me ndërtimin e qendrave për persona të rritur, për të cilët u kërkuan para prej biznesmenëve Siljan Micevski, Ardian Amzoski dhe të tjerë.

Nga Prokuroria kumtuan se në bazë të procedurës parahetimore prokurori që e udhëheq procedurën, ka ardhur deri në informacione që tregojnë se në periudhën prej korrikut të vitit 2017 deri në prill të vitit 2018, i dyshuari i parë Boki 13 si kryetar i personit juridik të dyshuar, duke shfrytëzuar dokumentet e personit juridik, ka sjell dhe mbajtur në mashtrim dy drejtues të shoqërive të ndërtimit.

Remenski në tetor pas dhënies dëshmi para gjykatësit në procedurë paraprake tha se nuk ndjehet fajtore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori