LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Haxhiu kërkon padi kundër Ivica Daçiqit për pjesëmarrje në krime masive kundër shqiptarëve

Deputetja Haxhiu kërkon padi kundër Ivica Daçiqit për pjesëmarrje në krime masive kundër shqiptarëve
Foto: Arkiv

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu ka kërkuar zbardhjen dhe kthimin e të gjitha kufomave  të shqiptarëve të vrarë gjatë vitit 1999.

“Kërkojmë padi nga Gjykata ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit që të inicioj padi kundër ministrit të atëhershëm të propagandës vrastare dhe presidentit të tanishëm serb, Aleksander Vuçiç, për pjesëmarrje në krime masive, për obstruksion dhe për fshehje të organizuar të krimeve të tyre, përkatësisht të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu, në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i deputetes Haxhiu:


“Kërkojmë zbardhjen dhe kthimin e të gjitha kufomave të shqiptarëve të vrarë gjatë vitit 1999, familjeve të tyre.
Kërkojmë padi nga Gjykata ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit që të inicioj padi kundër ministrit të atëhershëm të propagandës vrastare dhe presidentit të tanishëm serb, Aleksander Vuçiç, për pjesëmarrje në krime masive, për obstruksion dhe për fshehje të organizuar të krimeve të tyre, përkatësisht të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë.
Kërkojmë padi nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime kundër Njerëzimit që të inicioj padi kundër zëdhënësit dhe krahut të djathtë të diktatorit Sllobodan Millosheviç, Ivica Daçiç për pjesëmarrje në krim masiv, për obstruksion dhe për fshehje të organizuar të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë si dhe frikësim publik të dëshmitarëve.
Kërkojmë padi penale për gjithë strukturën ushtarake dhe policore që ende gjenden në funksione dhe që atëherë kanë qenë në funskion të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.
Kërkojmë zbardhjen e rasteve të dhunimeve masive të grave shqiptare nga të të njejtët akterë”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori