LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LVV-së: Shumë mjekë do të kthehen për t’i kontribuar Kosovës, ne jemi këtu për t’iu krijuar kushte

Deputetja e LVV-së: Shumë mjekë do të kthehen për t’i kontribuar Kosovës, ne jemi këtu për t’iu krijuar kushte

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, në seancën e Kuvendit të enjten ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi, ka folur edhe për ikjen e mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë.

Duke iu drejtuar deputetëve, ajo ka bërë thirrje që të mos shpërndahet frikë pasi siç ka thënë, nuk do të ikin të gjithë mjekët.

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, Dreshaj: Kosova vendi i vetëm në Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore
Lexo po ashtu Seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, Dreshaj: Kosova vendi i vetëm në Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore

“Prandaj ne jemi këtu, që të iu përmirësojmë kushtet dhe pagat. Do të ikë një numër, sikur që ndodh në rajon dhe në botë. Migrim, thjesht lëvizje për kërkim të kushte më të mira. Por, unë besoj se të gjithë ata do të kthehen siç po kthehen edhe shumë profesionistë të tjerë nga jashtë për t’i kontribuar Kosovës”, ka thënë Mulhaxha-Kollçaku.


Ajo më tej ka përmendur edhe investimet që janë bërë në klinikat e QKUK-së.

“Klinika e Urologjisë për herë të parë pas 22 viteve po rinovohet dhe po investohet në të. Në Ortopedi po funksionalizohet salla e katërt. Lista e pritjes së pacientëve dukshëm do të zvogëlohet”, ka thënë deputetja e LVV-së. /Telegrafi/