Site icon Telegrafi

Deputetja e AAK-së reagon ndaj fjalimit të Vjosa Osmanit në Kuvendin e Shqipërisë, e quan fyes

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka reaguar ndaj fjalimit të kryetares së Kuvendit, njëherit presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë̈ në kuadër të vizitës zyrtare që kjo e fundit ka realizuar.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, deputetja Haxhiu ka thënë se ky fjalim i Osmanit shpërfaqë̈ paditurinë̈ më të madhe të një politikani në raport me zhvillimet më shumë se 30-vjeçare ndërvllazërore në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Lobimi “ i Vjosa Osmanit në Parlamentin Shqiptar (spikeres së mirë do të thoshin nga VV) dhe tendenca e saj e ulët për t’iu dhënë “leksione”e “mësime” institucioneve shqiptare për të përkrahur Republikën e Kosovës, shpërfaq paditurinë më të madhe të një politikani në raport me zhvillimet më shumë se 30 vjeçare ndërvllazërore në mes Shqipërisë dhe Kosovës. Thjeshtë është një fjalim i ligë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë i cili në asnjë mënyrë nuk e përfaqëson mendimin e qytetarëve të Kosovë. Përkundrazi ishte fyerja më e rëndë që i vjen Shqipërisë, sidomos në këto dy dekadat e fundit”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo po ashtu Fjalimi i plotë i Vjosa Osmanit para deputetëve të Shqipërisë: Lidhjet tona po thellohen, dallimet në pikëpamje të jenë shtysë për kohezion nacional

Postimi i plotë:

“Lobimi “ i Vjosa Osmanit në Parlamentin Shqiptar (spikeres së mirë do të thoshin nga VV) dhe tendeca e saj e ulët për t’iu dhënë “leksione”e “mësime” institucioneve shqiptare për të përkrahur Republikën e Kosovës, shpërfaq paditurinë më të madhe të një politikani në raport me zhvillimet më shumë se 30 vjeçare ndërvllazërore në mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Thjeshtë është një fjalim i ligë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë i cili në asnjë mënyrë nuk e përfaqëson mendimin e qytetarëve të Kosovë. Përkundrazi ishte fyerja më e rëndë që i vjen Shqipërisë, sidomos në këto dy dekadat e fundit. Sepse në mos asgjë tjetër, Shqipëria e ka hisen e vet në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, deshi apo nuk deshi znj. Osmani e cila sot u zgjua nga gjumi me mendimin se ka zbritur t’a shkruar historinë e shqiptarëve. Dhe kjo është më shumë se naivitet.
Prandaj, ky është një turp i madh që s’e lanë dot as kërkimfalja më e thellë.

Poashtu, injorimi i skjashëm dhe tendencioz i UÇK- së dhe gjakut të dëshmorëve të kombit, gjatë këtij fjalimi të ligë, edhe përkundër faktit që Kryetari i Kuvendit të RSH, zt. Ruçi me shumë krenari e përmendi disa herë gjatë fjalës së tij, është fyerja më e rëndë që i bëhet popullit tonë nga një “përfaqësuese” populli siç pretendon Vjosa Osmani.

Prandaj, unë si qytetare e Republikës së Kosovës në radhë të parë, si nënë dhe mbi të gjitha si bashkëqytetare e bashkëveprimtare e shumë dëshmorëve të rënë për liri nën betimin e ushtarit të UÇK- së, e krejt në fund edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës; REFUZOJ, REFUZOJ, REFUZOJ të përfaqësohem nga një njeri, e për më keq nga një kolege imja, e
cila shkelë qëllimshëm mbi Lavdinë më të Madhe shqiptare në shek. XX – UÇK-në krenarinë që fitoi zemrën dhe admirimin e vendeve demokratike botërore.

Shkelë pa mëshirë në një kohë të ligë, fyen vetëdijen dhe solidaritetin shqiptar duke e shfrytëzuar maksimalisht një pozicion që ia rezervon Kushtetuta e Kosovës e jo besimi qytetetar. /Telegrafi/

Exit mobile version