LAJMI I FUNDIT:

Deputeti zviceran: Nuk ka konflikt Kosovë-Serbi, ka Vuçiq, Putin e fashistë serbë

Deputeti zviceran: Nuk ka konflikt Kosovë-Serbi, ka Vuçiq, Putin e fashistë serbë

Deputeti zviceran, Cédric Wermuth ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë konflikt  mes Kosovës dhe Serbisë – por sipas tij ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit kosovar dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë.

“Ju lutem mos thoni se “konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të përshkallëzohet”.


“Nuk ka asnjë konflikt “midis” dy palëve. Ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit kosovar dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë”, ka shkruar  Wermuth në Twitter.

Reagimi i tij erdhi kur të dielën dhjetëra ultra-djathtistë serbë u mblodhën pasditen e së dielës në anën serbe të vendkalimit kufitar, Jarinjë, që ndan Kosovën dhe Serbinë, për të shprehur, siç thanë, mbështetje për popullin serb në Kosovë.

Protesta u përshkua me incidente, pasi protestuesit bënë përpjekje të thyejnë kordonin policor./Telegrafi/