LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka infektohet me coronavirus

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka infektohet me coronavirus

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Uka ka thënë se simptomat e COVID-19, i janë shfaqur që nga dita e diel, transmeton Telegrafi.

“Të dashtun, që nga e diela më janë shfaqur simptoma të Covid-19. Me rekomandim të mjekut jam izoluar dhe kam respektuar këshillat me përpikëri.  Pak më herët kam pranuar telefonatën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të më konfirmuar se rezultati i testit tim për Covid-19 është pozitiv. Sikurse unë, edhe Yllka ka simptomat e njëjta. Ndërkaq, në këtë periudhë izolimi, për ne po kujdeset Bindi, me dashni e ‘këshilla profesionale’. Ju falënderoj të gjithëve për dashninë dhe kujdesin që po tregoni për ne në këtë periudhë jo të lehtë”, ka shkruar ai në Facebook.


Deputeti ka thënë se “kushdo që ju thotë se është lehtë të ballafaqoni Covid-19, ju gënjen”.

“Kështu që, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së dhe ruani shëndetin tuaj dhe të familjes”.

Ndryshe, në Kosovë numri i personave të infektuar me COVID-19 ka arritur në 6 mijë e 286 raste, prej tyre 3 mijë e 369 janë shëruar kurse janë regjistruar 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori