LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së lëshon sallën e Kuvendit: Temat e energjisë janë shterur, do të duhej të flasim për veriun

Deputeti i PDK-së lëshon sallën e Kuvendit: Temat e energjisë janë shterur, do të duhej të flasim për veriun

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, e ka lëshuar sallën e Kuvendit në seancën e sotme, ku po diskutohej për masat emergjente për energjinë.

Para deputetëve, Berisha është shprehur i nervozuar që në këtë seancë të jashtëzakonshme po flitet për energjinë, temë kjo e cila sipas tij është shterur.

Ai ka thënë se është befasuar për të keq që nuk është thirrur seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar për sigurinë në vend, pas zhvillimeve të fundit në veri.


“Nuk po muj me akceptu se si është leju që me u thirr një seancë e jashtëzakonshme për temën e energjisë se është shumë e rëndësishme dhe krejt çka dëgjova deri tash i kam dëgjuar edhe njëherë. Është shterë patriotizmi për çështjet e energjisë dhe mënyrën se si do të mbijetojnë qytetarët gjatë dimrit. Jam i befasuar për keq se si ka mundësi të thirret seancë e jashtëzakonshme për këtë temë e cila është shteruar”.

“E dimë saktë se qytetarët i pret një dimër i zi jo vec për ënergjinë por te gjitha temat sociale dhe të mbijetesës. Ajo që kam pritur është të thirret një seancë për situatën e sigurisë, pas zhvillimeve në veri”, ka deklaruar Berisha.

Duke iu drejtuar pozitës, ai ka thënë se e kanë sjellë vendin në një situatë kur duhet formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Prej se kam hyrë në politikë, kam thënë se ju do të na sjellni në atë situatë që me formu Asociacionin por edhe shumë veprime tjera që kanë me falimentu politikisht këtë shtet. Kam paralajmëruar se të gjitha ato aktivitete në veri e kanë një prapavijë brenda e kjo po bëhet realitet. Tendenca për reformatim ka filluar të më bëjë të dyshojë se ju po rrëshqitni drejt diçkaje tjetër e ajo është tradhtia ndaj vendit tonë”, është shprehur ndër të tjera deputeti opozitar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori