Pas dy ditësh tensione, situata në veri të Kosovës konsiderohet të jetë e qetë. Dje u larguan të nëntë barrikadat që ishin vendosur nga serbët lokalë në këtë pjesë. E me heqjen e tyre, Qeveria e Kosovës ashtu siç ishte zotuar, e shtyu deri më 1 shtator implementimin e dy vendimeve për reciprocitet të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa të automjeteve. Këtë vendim ekzekutivi e mori pas kërkesës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Anëtari i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, në një prononcim për Telegrafin tha se tensionet e krijuara në këtë pjesë të vendit ishin të programuara mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak.
“Këto situata i shërbejnë ruajtjes së status qou-s dhe pengojnë arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës e Serbisë, të cilat luftojnë me njëra tjetrën që nga viti 1912”, deklaroi Berisha, teksa akuzoi Qeverinë Kurti për “çeçenizimin” e shtetit të Kosovës.
Ai paralajmëroi rrëzimin e Qeverisë Kurti në shtator, pasi siç tha, të gjitha partitë duhet të punojnë fort për ta larguar “çeçenizimin” si opsion të politikëbërjes.
“Në shtator, Kuvendi i Republikës së Kosovë besoj se do t’i kryejë të gjitha procedurat e votëbesimit të kësaj qeverie, do ta rrëzojë qeverinë. Ne si kuvendarë të të gjitha partive duhet të punojmë fort për ta larguar ‘çeçenizimin’. Për ketë jam optimist!”, u shpreh tutje deputeti opozitar.
Anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga Partia Demokratike e Kosovës – Hisen Berisha
Në anën tjetër, anëtari i këtij Komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, në një prononcim për Telegrafin tha se dhënia e afatit shtesë prej një muaji nuk është zmbrapsje e Qeverisë.
Sipas tij, vendimi për vendosjen e masave reciproke është i drejtë dhe si i tillë është i pakthyeshëm.
“Kosova nuk është zmbraps për asnjë moment. Vendimi i Qeverisë për vendosjen e masave reciproke është i drejtë dhe si i tillë është i pakthyeshëm. Dhënia e afatit shtesë për zbatim prej një muaji nuk është zmbrapsje”, deklaroi Dugolli.
Ai tutje shtoi se ky vendim duhet të përshëndetet, pasi është marrë “pas kërkesës së sinqertë dhe dashamirëse të miqve tanë amerikanë”.
“Nëse jemi vonuar me këto masa qe 11 vite, një muaj i kërkuar nga partnerët tanë nuk është ndonjë humbje apo ligësi. Me rëndësi është që tanimë vendimet e Qeverisë sonë për masat e marra askush nuk i vë në pikëpyetje, ato pranohen si e drejtë absolute e shtetit tonë dhe si të tilla do zbatohen nga 1 shtatori”.
Ndonëse tha se situata në veri është e qetë, sipas tij kërkohet vëmendje dhe vigjilencë më e madhe e forcave të rendit.
“Pas tërheqjes së bllokadave dhe lirimit të rrugëve, situata në veri është e qetë mirëpo pas sulmeve dhe bllokadave që kanë ndodhë nga bandat e strukturave kriminale dhe të dirigjuara nga Serbia, kërkohet vëmendje dhe vigjilencë më e madhe e forcave të rendit”.
“Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të Policisë së Kosovës, situata është menaxhuar pa viktima, ndonëse bandat kriminale të mveshura me nacional shovinizëm serb e dëshironin destabilizimin e veriut deri në gjakderdhje”, tha Dugolli.
I pyetur se a mund të paraqitet situatë e njëjtë në shtator, Dugolli tha se do të punojnë që përmes fushatave t’i informojnë serbët lidhur me vendimet në fjalë si dhe lehtësirat që do t’i kenë me rastin e regjistrimit të veturave të tyre.
“Ne nuk e dëshirojmë ndonjë përshkallëzim të situatës dhe do punojmë edhe këtë muaj me fushata informues për vendimet e Qeverisë si dhe për lehtësirat që do t’i kenë qytetarët me rastin e regjistrimit të veturave të tyre”.
“Ne do ta bëjmë punën tonë. Prandaj thërrasim qytetarët e komunitetit serb që të mos bien pre e manipulimeve dhe shantazheve të grupeve të caktuara kriminale, që për qëllim kanë eskalimim dhe destabilizimi e situatës”, ths Dugolli.
Në fund ai ftoi bashkësinë ndërkombëtare që të dënojë fuqishëm sulmin e bandave kriminale, të cilat siç tha, ishin të mbështetura dhe të udhëhequra nga Serbia.
“Besoj që ky ishte një sulm i organizuar që për qëllim kishte sfidimin e shtetit të së drejtës dhe krijimin e një zone pasigurie për qytetarët e vendit. Edhe njëherë kërkojmë që bashkësia ndërkombëtare të jetë më e rreptë dhe më e prerë ndaj Serbisë para se të bëhet vonë. Skenarët e Serbisë dhe Rusisë nuk do duhej lejuar në Ballkan”, tha Dugolli.
Ndërsa, anëtari i këtij komisioni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Anton Quni, i kontaktuar nga Telegrafi tha se nuk ka asgjë për të shtuar përveç atyre që janë thënë në komunikatën zyrtare të partisë.
Kujtojmë se LDK-ja e dje e quajti dështim vendimin e Qeverisë, pasi sipas tyre, kjo e fundit nuk është koordinuar me aleatët ndërkombëtarë dhe se nuk ka qenë e përgatitur për vendosjen e masës reciproke me Serbinë për letërnjoftimet dhe targat.
“Nga dështimi i mbrëmshëm, kuptuam që institucionet nuk janë koordinuar me askënd dhe se nuk kanë qenë të përgatitura për situatën e djeshme. Ndërsa sot, pas dështimit, Presidentja ftoi në takim partitë opozitare me Qeverinë. Për çfarë? Për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë?”, u tha në komunikatën për media të kësaj partie.
“Opozita duhet të konsultohet dhe të dëgjohet para se të ndërmerren veprimet. Opozita mund të ndihmojë Qeverinë që të mos gabojë, por nuk mund të marrë përsipër dështimet e saj. Mbështesim vendosjen e reciprocitetit, si masë e drejtë e çdo shteti sovran. Në të njëjtën kohë, koordinimi me aleatët tanë është kërkesë e përhershme e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky koordinim është kushti i vetëm i suksesit”.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por i njëjti nuk është përgjigjur në telefonata.
Çfarë ndodhi të dielën dhe pse u vendosën barrikadat?
E diela e 31 korrikut u karakterizua me tensione të shumta në veri të vendit, shkaku i vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve.
Ky vendim i cili do të niste së zbatuari të hënën më 1 gusht, bëri që shumë serbë lokalë në veri të vendit, të dielën pasdite të vendosin barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinje dhe Bërnjak.
Përveç barrikadave, në veri pati edhe të shtëna me armë zjarri të cilat u konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës, e disa qytetarë edhe u maltretuan në kufi. Në disa vende policia tha se është shtënë edhe ndaj njësiteve policore, por që nuk kishte asnjë të lënduar.
Pas kësaj, Qeveria u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për një muaj, nëse serbët largojnë barrikadat e vendosura, ndërkaq në mesnatë u lëshuan dokumentet e para për hyrje-dalje.
Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.
Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.
Ndërkaq, vendimi i dytë parasheh që të gjithë pronarët e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – të mund të riregjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI e kanë shkatërruar tërësisht shëndetësinë, kanë blerë ilaçe miliona euro në klinikën e fëmijëve pa tender
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro
Siljanovska-Radev: Bisedat tona janë miqësore, vendosëm tonin për marrëdhëniet dypalëshe
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Gazifikimi i Korçës, projekti fillon vitin tjetër dhe pritet të përfundojë në 2027-ën
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit