LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, ofendon Osmanin për peshën nëpërmjet vargjeve të Konicës

Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, ofendon Osmanin për peshën nëpërmjet vargjeve të Konicës

Deputeti i PDK-së, Adrian Kastrati, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, ka përdorur një shkrim satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konica.

Edhe pse në shkrim nuk përmend emra, dhe nuk është aq i sqaruar, është ndërlidhur me peshën trupore nëpërmjet vargjeve të Konicës, që ndërlidhet me Osmanin.

“Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:


“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit””,  ka shkruar Kastrati.

Por, ndaj tij ka pasur reagime të ashpra, pasi e kanë konsideruar bullizëm dhe të ulët shkrimin e tij.

Në rrjetin social Facebook, ka pasur me dhjetra komente kundër Kastratit.

Po ashtu Agron Demi, nga insituti GAP, ka thënë se Kastrati ështe edhe profesor universitar, e duke ja kthy borxhin partisë dhe në krejt këtë proces nuk kanë mbërri aspak me fsheh primitivizmin, injorancën, seksizmin.

“Ky është deputet, profesor në Universitetin e Prishtinës edhe analist i rregullt në televizionin publik”.

“Për dy dekada ka ekzistu ky trekëndësh PDK-UP-RTK, ku njerëz si ky janë avancu nga njerëzit e PDK brenda UP, janë promovu përmes RTK, e janë kthy në bazë duke ja kthy borxhin partisë dhe në krejt këtë proces nuk kanë mbërri aspak me fsheh primitivizmin, injorancën, seksizmin”.

“Për PDK-në ky është rregull, ngase nuk është deputeti i parë që përdorë këso gjuhe ndaj oponenteve politike”, ka thënë Demi.

Osmani  u zgjodh presidente në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e presidentit të ri të vendit.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori