Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, kërkon të bëhet rishikimi i mandatit të përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Moszbatimi i udhërrëfyesit për marrëveshjen për energjinë në veri, sipas deputetit të mazhorancës është dëshmi se ky format i dialogut po vazhdon të bëhet sa për sy e faqe.
Ai thotë për KosovaPress, se në kuadër të mandatit të Lajçak duhet të ketë mekanizma për zbatim të marrëveshjeve dhe jo vazhdim të status-quo, e cila është në favor të Serbisë.
“Mosrespektimi i marrëveshjes për energjinë nga ana e Serbisë dhe mossuksesi konkret që dialogu ka prodhuar në dhjetë vitet e fundit, tregon se ky format është vetëm sa për sy e faqe për të thënë shkurt. Serbia e ka përdorur për dy objektivat kryesore të vetat, e para është që të pres që Rusia të ketë një pozicion më të fuqishëm negociues me BE-në dhe perëndimin. Në anën tjetër edhe memoria institucionale e BE-së dhe botës demokratike të mos jetë aty sa i përket të 90-tave. Pra në këto dy objektiva ka punuar Serbia sa i përket politikës së jashtme, ndërsa në politikën e brendshme, duke i bërë tresni shqiptarëve në Luginë të Preshevës, shpreson që sa ma gjatë të moszgjidhen problemet me Kosovën, aq më pak shqiptarë do të ketë në Serbinë e jugut. Në anën tjetër, duke e vendosur Kosovën në një dritë të jostabilitetit, duke moslejuar jetë normale dhe tentim të qytetarëve për të lëshuar Kosovën.
Kjo e ngrit një urgjencë që mandati i përfaqësuesit special të BE-së, pa çka që shpesh herë bllanko thuhet se përkrahet nga të gjithë, por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të insistojmë, ose të ketë mekanizma që detyrojnë të zbatojnë marrëveshjet, sikur ajo e energjisë dhe targave. Të njëjtën kohë të shohin edhe konsekuencat dhe aspektet të tjera rrethanore, kur humbet kaq shumë kohë e kujt i merr kohën më shumë se Kosovës dhe Luginës së Preshevës… Vet përfaqësuesi Special duhet të rishikojë, pasi kredibiliteti bie kur ka takime të shpeshta, nënshkrime të marrëveshjeve por ato nuk zbatohen dhe rrjedhimisht gjendja mbet në status-qou që i shkon përshtati vetëm Serbisë”, thotë ai.
Për këtë arsye, Abazi thotë se dinamika e dialogut vazhdon të jetë e ulët, prandaj kërkon një shkëputje të procesit eurointegrues të Kosovë nga dialogu.
“Natyrisht se është dinamikë e ulët (e dialogut). Por, dialogu nuk mund të jetë mburojë për vendosjen e sanksioneve të Serbisë ndaj Rusisë dhe mospërputhjes së politikave të jashtme të Serbisë ndaj Rusisë, ashtu siç ka bërë Kosova. Mbajtja e tensionit mes Kosovës dhe Serbisë, ajo e bënë me qëllim që të fokusohet Bashkimi Evropian dhe faktorët ndërkombëtar në këto çështje dhe jo në atë çfarë Serbia prezanton në rajon, si një faktor rusë duke sfiduar edhe rendit, qetësinë dhe diplomacinë e BE-së. Nuk është e habitshme dhe e kalkuluar mirë që edhe vonesa e krijimit të Qeverisë atje dhe tentimi që tani të sabotohet dialogu dhe paraqitet si çështje kryesore diplomatike është mbulesë për Serbinë, në raport me atë çka prezanton në kontekstin evropian për Rusinë…
E qartë është se për interesin e Serbisë është blerja e kohës, të vonojë sa më shumë që është e mundur përfundimin e dialogut me njohje të dyanshme. Por është hap pozitiv që Parlamenti Evropian për herë të parë ka kaluar një rezolutë, ku kërkohet njohja e dyanshme. Presioni ndaj Serbisë është duke u bërë më i madh dhe kjo duhet të vazhdohet. Në anën tjetër, dialogu nuk duhet të jetë e vetmja alternativë në ecjen e saj drejt integrimit evropian. Ne duhet të punojmë me krejt fuqinë tonë që të bëhet dallimi ndërmjet procesit integrues dhe dialogut që Serbia e ka përdorur se 10 vite për të ngadalësuar për çfarëdo lloj ecje progresive të Kosovës në raport me institucionet ndërkombëtare”, shton ai.
Deputeti i LVV-së kritikon Serbinë për moszbatim të marrëveshjes për energjinë në veri, derisa thotë se serbët lokal në Kosovë po përdoren si instrument politik nga Beogradi.
“Është për të ardhur keq që serbët lokal vazhdojnë të jenë të përdorur si instrument për qëllime të politikave të Beogradit. Kjo ka ndodhur për shkak të artikulimit të vetëm të qëndrimeve politike të serbëve të Kosovës përmes Listës Serbe dhe asnjë partie tjetër. Kjo kërkon një rishikim tjetër, besoj se duhet të intensifikohet në dialogun me serbët lokal. Natyrisht gjithmonë forma e destabilizimit të shteteve fqinje ka ndodhur përmes minoritetit serb, jo ndaj të gjithëve, por elementëve sikurse ishte ajo deklarata e Radojniqitit për të ngritur tensione dhe krijuar skenarë që mund të fajësojnë palët tjera dhe jo Serbinë për sabotimin e procesit”, shton ai.
Abazi, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, thotë se janë në rrugë të mirë për anëtarësim në Këshill të Evropës.
“Aplikimi ka ndodhur më 12 maj që është hap i rëndësishëm, janë konsultuar jo të gjithë, por partnerët kryesor, mos të themi sponzorizuesit drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës. Ky është një proces që nuk duhet të na ndajë” , përfundon Abazi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos