LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së tregon pse e tërhoqi nënshkrimin për seancë të jashtëzakonshme për Deharin

Deputeti i LDK-së tregon pse e tërhoqi nënshkrimin për seancë të jashtëzakonshme për Deharin

Nënshkrimin për një seancë të jashtëzakonshme ku do të flitej rreth vdekjes së Astrit Deharit e ka tërhequr edhe deputeti i LDK-së Veton Berisha, i cili tha se tërhoqi nënshkrimin ngase vdekja e Deharit po politizohet.

“Unë kam dhënë nënshkrimin duke besu që rasti nuk do të politizohet dhe seanca të mbahet pas daljes së fakteve nga organet e drejtësisë. Por, ky rast tash po tentohet të politizohet”, tha deputeti Berisha.

Berisha deklaroi se do të nënshkruajë çfarëdo iniciative që do ta ndriçojë këtë vrasje pa e politizuar atë.


“Nuk nënshkruaj nëse rasti i Astritit tentohet të politizohet, që të tentohet të akuzohet dikush akoma pa dalë rezultatet. Do të nënshkruaj çdo iniciativë që ka të bëjë me zbardhjen e së vërtetës së papolitizuar”, tha Berisha, për KALLXO.com.

I pyetur nëse tërheqja vjen pas presionit, Berisha tha se ai nuk ndikohet nga to.

“Çka nënkupton presion unë nuk e di, por unë e kam kuptu mbi atë bazë që ky rast po tentohet të politizohet. Jam për mbajtje të seancës por të mos akuzohet kurrkush që ka kry veprime, pa dalë rezultatet,” tha Berisha.

Berisha deklaroi se para daljes së rezultateve të autopsisë seanca është e ngutshme dhe se pas publikimit të këtyre rezultateve “do të kemi pasqyrë dhe kemi për çka të diskutojmë”.

Lëvizja “Vetëvendosje” në një konferencë për gazetarë tregoi sot sy dy herë brenda tri ditësh ka mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit ku do të diskutohej për vdekjen e Astrit Deharit, por në të dy herët sipas saj ka pasur tërheqje të nënshkrimeve të deputetëve për shkak të presionit.

Edhe Danush Ademi, që si Veton Berisha tërhoqi nënshkrimin, tha se nuk e ka bërë këtë nga presioni.

Rezultatet e autopsisë së trupit të Deharit pritet të publikohen deri në fund të javës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori