Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa bëhet baba për herë të parë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, është bërë baba për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht në Facebook.
Ai dhe partnerja e tij, Erolida, kanë mirëpritur një djalë që e kanë pagëzuar me emrin, Gem.

Postimi i plotë i Mustafës (pa ndërhyrje):“Gemi i vogël na bëri prindër! Gem, kjo botë është përplot bukuri, aventura, ëndrra, emocione; përjetoje plotësisht! Me të tilla na mbush ti neve, nënës, mua dhe gjithë familjes. Gem, ti je i rrethuar nga njerëz që të duan, të mbajnë të sigurt e të lumtur. Gem, duaje botën dhe gjithçka në të. Duaji të gjithë njerëzit. Mbi të gjitha, duaji njerëzit e tu, kombin tënd, vendin tënd. Gem, gjyshi yt dha gjithçka, deri dhe jetën e tij, për njerëzit tonë, kombin tonë, vendin tonë. Ai sot të sheh nga lart, i buzëqeshur, më i lumtur se kurrë. Ti bart flakën tonë ndër shekuj, bir, ndër mijëvjeçarë. Ndjek rrugën e zemrës dhe mendjes së gjyshit, bir, jo të fatit të tij. Gem, fillo tash aventurën tënde. Bëje epike, bir”.
Theksojmë që Besiani është në mandatin e dytë si deputet - ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. /Telegrafi/


























































