LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK i bashkohet grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK i bashkohet grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK, Elbert Krasniqi i është bashkuar sot grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në njoftimin e bërë për media nga LVV thuhet se, delegacionin e Partisë Egjiptiane IRDK e ka pritur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Sot, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti së bashku me anëtarët e Kryesisë, znj. Arbërie Nagavci dhe z. Xhelal Sveçla, pritën delegacionin e Partisë Egjiptiane IRDK, kryesuar nga Kryetari z. Elbert Krasniqi me bashkëpunëtorë, z. Xhevdet Neziraj dhe z. Fazli Stollaj. Në takim u bisedua mbi situatën politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e fundit, në të cilin qytetarët votuan me shumicë për ndryshim duke e bërë VETËVENDOSJE!-n fituese, si subjektin e parë në vend dhe grupin më të madh në legjislaturën e shtatë në Kuvend”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Delegacioni i Partisë Egjiptiane IRDK në takimin me Lëvizjen Vetëvendosje

Tutje në njoftim thuhet se në takim po ashtu është biseduar për gjendjen në të cilën ndodhet komuniteti egjiptas.

“Duke parë si parësore bashkëpunimin e ngushtë ne u dakorduam që deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, z. Elbert Krasniqi, të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në legjislaturën e shtatë. Nga ky takim doli edhe iniciativa që të dy subjektet të trajtojnë sfidat me të cilat komuniteti egjiptas ballafaqohet dhe të propozohen masat për qeverinë e ardhshme Kurti, në mënyrë që pozita e këtij komuniteti, por jo vetëm, të përmirësohet sa më shumë dhe më shpejtë”, vijon njoftimi.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia më e votuar në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori