Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka kërkuar shkarkimin e kryeshefit të “Infrakosit”, Agron Thaçi.
Sipas tij, Thaçi ka aktakuzë, andaj ka shkruar si se sa më parë duhet ndërmarrë masat.
“Duhet të merren masa ndaj kryeshefit ‘Infrakos’, Agron Thaçi, i cili ka aktakuzë nga Prokuroria. Shkarkimi i bordit të drejtorëve të ‘Infrakos’-it është bërë per shkak se nuk kanë marrë masa ndaj kryeshefit duke lejuar kështu me vetëdije humbje e keqpërdorime në kurriz të ndërmarrjes, ky duhet të përjashtohet dhe t’i merret projekti multilionësh, ky bord këtë funksion e ka tashmë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Shkrimi i plotë i Bajqinovcit
Duhet të merren masa ndaj kryeshefit “Infrakosit” Agron Thaçi, i cili, ka aktakuzë nga Prokuroria.
Shkarkimi i Bordit të Drejtorëve të “Infrakos”-it është bërë per shkak se nuk kanë marrë masa ndaj kryeshefit duke lejuar kështu me vetëdije humbje e keqpërdorime në kurriz të ndërmarrjes, ky duhet të përjashtohet dhe t’i merret projekti multilionësh, ky bord këtë funksion e ka tashmë.
Sipas Prokurorisë, Thaçi dyshohet se gjatë vitit 2013 në Fushë Kosovë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete.
“Me këto mosveprime, pronën, patundshmërinë si dhe infrastrukturën e hekurudhës në pjesën e Komunës së Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale.
Për keqpërdorimet në këtë ndërmarrje që menaxhon me infrastrukturën hekurudhore dhe që ndodhet buzë falimentimit, mediat kane raportuar vazhdimisht.
Në prill të 2014, një kontratë qiraje e lidhur me kompaninë “Konet” për një periudhë dhjetëvjeçare, i siguronte “Infrakos”-it, pagesë për shfrytëzimin e gypave mbrojtës të kabllos optike në shumën prej 6,947,352 eurosh.
Ndërkaq, për shfrytëzimin e godinave teknike parashihej pagesë tjetër prej 849,341 euro. “Infrakos” megjithatë kishte arkëtuar vetëm 165.118 euro. Marrëdhënia kontraktuale nuk ishte shkëputur. Madje, “Infrakos” kishte tërhequr nga gjykata një kërkesë për përmbarimin e borxhit.
Përkundër këtyre, kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Agron Thaqi ishte shpërblyer me një mandat shtesë. Këto nuk krijojnë thjesht përgjegjësi disiplinore e materiale për çka do të duhej te ndodhte shkarkimi për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Çka është Dashuria? Dhurata të përsosura për ata që duam
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe