LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i AAK-së “krahason” Lajçakun me Ban Ki-moon

Deputeti i AAK-së “krahason” Lajçakun me Ban Ki-moon

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka krahasuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Ban Ki-moon kishte propozuar 6 pika për Kosovën dikur, ndërsa tashmë edhe Lajçak ka ardhur me “plan 9-pikësh”:

Kjo ka bërë që Syla të reagojë ashpër, duke thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se negocimi për ndryshimin e Kosovës së 17 shkurtit është humbje kohe.


“Z. Lajçak-Moon, ka kaluar koha e pikave. Kosova është shtet i pavarur, ka institucionet e veta, ka një kushtetutë prej më të avancuara në botë sa i përket respektimit të minoriteteve. Asociacioni i komunave që ju i referoheni, e ka marrë përgjigjen kushtetuese”, është shprehur Syla.

“Ju mund të negocioni me kënd të doni e për çfarë të doni, por negocimi për ndryshimin e Kosovës së 17 shkurtit, është humbje kohe, ashtu siç keni humbur kohë 10 vite negociata e marrëveshje të kota që nuk gjejnë zbatim praktik”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori