Seancat e Kuvendit të Kosovës janë duke dështuar vazhdimisht për shkak të mungesës së kuorumit, por në komisione parlamentare është duke mbizotëruar atmosferë e punës së përbashkët ndërmjet deputetëve të partive të koalicionit qeveritar dhe opozitës.
Në shumë situata gjatë javëve të fundit, pozita dhe opozita janë të koordinuara si asnjëherë më parë për të përmbushur agjendat e tyre.
Ndonëse kështu deklarohen kryesuesit e disa komisioneve, ndryshe mendojnë hulumtues nga Instituti Demokratik i Kosovës, KDI, organizatë e cila monitoron punën e Kuvendit.
Ndërsa, sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, komisionet parlamentare obligohen që të mbajnë së paku dy takime brenda muajit, dhe po e njëjta rregull vlen edhe për seancat plenare.
KDI: Komisionet nuk respektojnë rregulloren e Kuvendit
Agnesa Haxhiu nga instituti KDI ka thënë për Kallxo.om se komisionet parlamentare gjatë vitit 2018 kanë mbajtur 246 mbledhje ku Komisioni për Zhvillim Ekonomik, i ka më së shumti mbledhje të mbajtura, 39 mbledhje. Ndërkaq Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së është komisioni me më së paku mbledhje, 10 në total kjo për shkak të natyrës specifike të punës që e ka ky komision.
“Ndërkaq një tjetër komision që poashtu ka numër më të vogël të mbledhjeve të mbajtura është Komisioni për Integrime Europiane, që deri më tani ka mbajtur 20 mbledhje që nënkupton që nga komisioni në fjalë nuk është respektuar dispozita e Rregullores”, ka thënë ajo.
Sipas saj, janë disa arsye pse po dështojnë mbledhjet e Komisioneve duke filluar nga ajo që shumica prej deputetëve janë anëtarë në më shumë se një komision si dhe për shkak të mbajtjes së seancave në kohën e njëjtë me mbledhjet e komisioneve.
Ndërsa nëse vazhdohet me këtë ritëm, ajo thotë se do të jetë sfidë përmbushja e agjendës.
“Nëse vazhdohet me këtë ritëm do të jetë sfidë përmbushja e agjendës sepse aktualisht janë në procedurë të shqyrtimit edhe 63 projektligje që do të duhej të përfundonin deri në fund të këtij viti, është miratuar raporti i vetëm një ligji të monitoruar nga 18 sa janë paraparë në planin e punës”, theksoi Haxhiu.
“Komisioni për Integrime ka përmbushur agjendën e tij”
Mirëpo edhe pse Komisioni për Integrime u kritikua për mos mbajtje të mbledhjeve, kështu nuk mendon kryesuesja e këtij Komisioni, Blerta Deliu Kodra, ka thënë që këtij komisioni nuk i ka dështuar asnjë mbledhje.
“Deri sot Komisioni për Integrime Europiane ka mbajtur gjithsejtë 21 mbledhje të Komisionit. Asnjë mbledhje e thirrur nuk ka dështuar”, ka thënë ajo.
Tutje Deliu-Kodra ka përmendur edhe disa nga punët e këtij komisioni duke u zotuar se do ta përmbushin agjendën e tyre.
“Në kuadër të diplomacisë parlamentare dhe procesit të liberalizimit të vizave, Komisioni për Integrime Europiane ka mbajtur takim me përfaqësuesit e zyrës së BE-së në Kosovë. Pra, Komisioni për Integrime Evropiane ka përmbushur agjendën e vet të paraparë deri më tani dhe do të vazhdojë të punojë në drejtim të përmbushjes së agjendës”, ka thënë ajo.
Haxhiu: Opozita pasive në Kuvend, aktive në Komisione
Deputetja e VV-së dhe njëherit kryesuesja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu ka thënë që opozita është aktive në punën e saj në Komisione dhe për këtë nuk ka dështime të tyre .
“Opozita ka aplikuar një bojkot aktiv brenda Kuvendit për shkak të mosmiratimit të një rezolute e cila pamundëson diskutimin e Kuvendit, por në anën tjetër ne kemi aktiv në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Unë drejtoj komisionin për legjislacion që 7 javë mbajmë mbledhje dhe mund të them që asnjëherë nuk ka dështuar mbledhja për shkak të mungesës së kuorumit”, tha ajo.
Sipas saj, opozita është duke u siguruar që të ketë mbarëvajtje në komisione pavarësisht situatës në Kuvend.
“Ne i kryejmë të gjitha obligimet që i kemi dhe deri më tani nuk mund të them që ka pasur neglizhencë për shkak të mungesës së kuorumit, bojkoti aktiv i Kuvendit nuk e ka shoqëruar edhe punë e komisioneve, ne kemi qenë aktiv në propozime në diskutime. Kuvendi nuk është aktiv por ne si opozitë jemi duke kontribuar në mbarëvajtjen e punës së Komisioneve”, theksoi Haxhiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-i-votavwe-e1739554363552-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
![Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480151007_1399498498133746_6980425661509036658_n-e1739558241307-780x439.jpg)
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
![Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/patent-730x375-1-780x439.jpg)
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
![Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/Bekim-Jashari-interviste-foto-Ridvan-Slivova-13-e1605279919923-780x439.jpg)
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim