Gjatë vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ka shënuar ngritje në performancë në krahasim me vitet e kaluara. 42 seanca të Kuvendit dhe 437 mbledhje të komisioneve parlamentare i kanë mundësuar organit më të lartë ligjvënës përmbushjen e agjendës legjislative në masë prej 42 përqind, që është një rritje prej 6 përqind në krahasim me vitet 2015 dhe 2016.
Kështu është thënë sot gjatë publikimit të raportit të monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI).
Agnesa Haxhiu nga KDI theksoi se në fillim të vitit 2018 dalja nga koalicioni i Listës Serbe ka ndikuar që seancat e Kuvendit kanë qenë të bllokuara dhe pa mundësi për vendimmarrje.
“Punën e Kuvendit në vitin 2018 e ka karakterizuar mungesa e kuorumit e cila ka bllokuar vendimmarrjen në shumicën e seancave plenare dhe ka detyruar kryesuesin e seancës të shtyjë punimet. Si rrjedhojë, shumë pika të pa përfunduara të rendit të ditës nga seanca të ndryshme janë grumbulluar dhe vendosur në agjendën e një seance të vetme, fenomen ky që është përsëritur vazhdimisht përgjatë vitit”, tha Haxhiu.
Përveç bojkotit të pjesshëm të punës së Kuvendit nga grupet parlamentare të LDK-së dhe VV-së në sesionin vjeshtor të punës së Kuvendit, edhe pjesëmarrja e deputetëve tjerë nuk ka qenë e rregullt. Sipas raportit të KDI përgjatë vitit 2018, në total deputetët kanë realizuar 1671 mungesa. Sa i përket mungesave të deputetëve sipas grupeve parlamentare me më së shumti mungesa është grupi parlamentar i LDK me gjithsej 436 mungesa, ndjekur nga VV me 257, Lista Serbe me 255, PDK me 196 dhe PSD me 186 mungesa.
Grupi parlamentar me më së paku mungesa janë GP 6+ me 54 mungesa, NISMA me 76 mungesa dhe AAK me 132 mungesa. Ndërsa, Kuvendi ka shënuar regres në transparencën financiare duke publikuar vetëm raportin financiar për nëntëmujorin e vitit 2018, i cili flitet për 300 udhëtime jashtë vendit me një kosto prej rreth 240 mijë euro. Vetëm për periudhën prill-qershor 2018, shpenzimet e deputetëve në udhëtime jashtë vendit janë rritur për 86 përqind në krahasim me tremujorin e parë të vitit dhe nga to kanë përfituar 87 deputetë nga 120 deputetë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vula dhe logoja e PD, Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë: Kanë ndryshuar pozitat

Kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës fillore në Strugë, ka marrë certifikatë false të gjuhës angleze

Ka nisur numërimi i votave me kusht – KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës