LAJMI I FUNDIT:

Deputetët nuk pajtohen me vendimin e KPM-së ndaj Art Motion

Deputetët nuk pajtohen me vendimin e KPM-së ndaj Art Motion

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në pikën e të ndryshme të komisionit parlamentar për Media është shfaqur kundër vendimit të Komisionit të Pavarur për Media për t’ia ndaluar operatorit Art Motion transmetimin e ligës së kampionëve dhe Evropa Ligës në gjuhën serbe brenda territorit të Kosovës.

Zeka ka thënë se do të kërkojë shkarkimin e zyrtarëve që kanë marrë këtë vendim.

“Arsyeja pse e kom mbrojtur ‘Artmotion’ është që mos me paguar Kosova miliona euro nëpër gjykata të Arbitrazhit. Do të kërkoj shkarkimin e çdo zyrtari të KPM-së që ka qu dorën për me marr këtë vendim”.


Zeka ka deklaruar se KMP-ja nuk ka pasur të drejtë që në emër të komisionit parlamentar për Medie të marrë vendim kundër “Artmotion”.

“Nuk mendoj kryetar si ti e Valoni. Se ju futbollin kumbllat i vendosni në politikë. KPM-ja s’ka pasur të drejtë të marrë vendim duke u thirrur në komisionin tonë. Pasi jeni kaq të zotë pse s’po ia ndalon radio televizionit të Serbisë me u shfaq në Kosovë”.

Deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani, ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të komisionit parlamentar për të vlerësuar transkriptat, pasi vlerësoi se kërkesa e komisionit parlamentar ndaj KPM-së është anashkalimi punës se komisionit të Kuvendit.

“Ta bëjmë një mbledhje urgjente, të shohim transkripten. Kjo kërkesë është anashkalimi i komisionit. Ne nuk kemi konstatuar, veç kemi ngrit dilema dhe s’kemi thënë që KPM-ja me ia ndalu as ‘Art Moton’ e as ‘Kujtesës’ transmetimin. Futja e këtij pasusi është shkelje nga ana juaj kryetar”.

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, tha se vlerësimin nëse është shkelur Kushtetuta apo jo me veprimin e Art Motion”, e jep vetëm Gjykata Kushtetuese.

“A është shkelë Kushtetuta e interpreton vetëm Gjykata Kushtetuese”.

Deputeti i LVV-së, Valon Ramadani, ka mbështetur vendimin e KPM-së, duke thënë se transmetimi i ndeshjeve nga Radio televizioni i Serbisë është shkelje e Kushtetutës së Kosovës.

“Unë mendoj që është anti-kushtetuese me u transmetuar një lojë futbolli ku merret nga Radio Televizioni i Serbisë kur kemi një kompani që ka fituar të drejtën nga UEFA për transmetim. KPM-ja ka marrë vendim të mirë”.

Kryetari i komisionit parlamentar, Nait Hasani, vlerësoi se UEFA duke i dhënë të drejtë kompanisë Art Motion për transmetimin e ndeshjeve nga Beogradi, është shkelje dhe cenim i territorit të Kosovës, raporton EO.

“Kemi shkelje nga UEFA e cila s’ka të drejtë t’i jap Beogradit e Beogradi t’i jap Kosovës. Këtu është shkelja kushtetues. Cenimi i territoreve është edhe përmes valëve. UEFA ka shkel territorin e Kosovës sepse na ka njoft më 2016. Unë nuk mbroj interesat e kompanive private, mbroj interesat e shtetit”.

Mbledhja e radhës se komisionit u caktua për të enjten në orën 10, nëse Kuvendi nuk mban seancë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori