Propozimi i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e një përqindje nga Trusti Pensional nuk është marr parasysh nga Qeveria. Ekzekutivi nuk i ka kthyer përgjigje deputetit por as televizionit për këtë kërkesë.
Ky projektligj pritet të kalojë për votim në Kuvend për të cilin janë shprehur pro edhe deputetët e partive opozitare.
Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë opinionin e vet për iniciativën e nisur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, për tërheqjen edhe të një shume tjetër nga Trusti.
Për këtë, iniciuesit paralajmërojnë se projektligji do të kthehet në Kuvend dhe do procedohet në komisione parlamentare para se të shkojë për votim.
Deputeti Bekim Haxhiu po thotë se nuk e di arsyen pse Qeveria nuk ka dhënë mendim për propozimin e tij.
“Qeveria ka pas gjithë kohën në dispozicion që të jap mendimin e saj për projektligjin. Nuk e di arsyen se pse nuk ka dhënë përgjigje sepse nuk ka asnjë refleksion në buxhetin e shtetit përkundrazi pas miratimit të projektligjit, buxheti i shtetit do të pasurohet më shumë”, ka thënë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Por, ani se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e as Qeveria nuk po e përkrahin këtë iniciativë, janë partitë opozitare që premtojnë se do ta mbështesin.
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, për RTV Dukagjini ka treguar arsyen pse ata do ta votojnë projektligjin.
“Ne kemi thënë që do t’i përkrahim qytetarët të cilët dëshirojnë ta tërheqin trustin e vet, sepse tek e fundit janë mjetet e tyre dhe në kohën kur Lidhja Demokratike ka qeverisur ka ndarë 10% të Trustit dhe këta qytetar e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë”, është shprehur ajo.
Për Portalin D, mbështetjen e kanë konfirmuar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas tyre, kjo do të ndikonte në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
“Të enjten është data 21 (sot), i kemi dhënë qeverisë kohë dhe nëse nuk realizohet atëherë ne do ta adresojmë këtë temë në kuvend dhe përmes kuvendit ta kalojmë ligjin që do të mundësojë tërheqjen”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri.
Ndërsa nga Oda e Afarizmit të Kosovës, kanë dhënë arsyet pse një propozim i tillë nuk është i duhuri.
“Duke marrë parasysh gjendjen me të cilët po përballët ky fond si dhe duke marr parasysh faktin që ka vende të ndryshme të botës që janë ballafaquar me kriza të ndryshme dhe si rrjedhoje asnjëherë nuk është praktikuar të behët tërheqja e mjeteve nga Fondi Pensional”, ka thënë Qendresa Ibrahimi.
Gjatë pandemisë, kur kryeministër ishte Avdullah Hoti, u bë një tërheqje nga Trusti, e rreth 200 milionë eurosh nga mbi 420 mijë kontribut pagues.
Kurse, për nismën aktuale të një tërheqje të re, nga Trusti kanë thënë se ata do të zbatojnë vendimet e institucioneve përgjegjëse të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës