LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e Maqedonisë ratifikuan marrëveshjen për emrin me Greqinë

Deputetët e Maqedonisë ratifikuan marrëveshjen për emrin me Greqinë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot në seancë plenare kanë ratifikuar marrëveshjen për emrin me Greqinë, e cila ditën e diel u nënshkrua nga kryeministrat e dy vendeve.

Të pranishëm në seancë ishin vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ku 69 votuan “pro” ndërsa nuk kishte as “kundër” dhe as “të përmbajtur”, njofton Telegrafi Maqedoni.


Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij tha se me këtë marrëveshje nuk shkelen as identiteti dhe as gjuha maqedonase dhe kërkoi mbështetje nga gjithë deputetët e Kuvendit.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, nga foltorja e Kuvendit tha se me marrëveshjen me Greqinë hapet perspektiva euroatlantike për shtetin. Ai duke ju përgjigjur akuzave të OBRM-PDUKM-së, tha se nuk mund që gjithë shtetet evropiane dhe shumica e partive politike, të cilat e kanë mbështetur marrëveshjen, të jenë gabim.

Deputetët e partisë opozitare OBRM-PDUKM nuk morën pjesë në seancën e sotme për ratifikimin e marrëveshjes.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme edhe Komisioni për Çështje Evropiane i dha dritë jeshile marrëveshjes, ndërsa tani e njëjta do të dërgohet tek presidenti Gjorge Ivanov, i cili ka afat prej shtatë ditëve për ta nënshkruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Siguri
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Lajme
Kalo në kategori