LAJMI I FUNDIT:

Deputetë austriakë takojnë liderët shtetërorë dhe vizitojnë Comoditën, e quajnë dëshmi impresive të potencialit ekonomik të Kosovës

Deputetë austriakë takojnë liderët shtetërorë dhe vizitojnë Comoditën, e quajnë dëshmi impresive të potencialit ekonomik të Kosovës

Deputeti austriak Martin Engelberg, i shoqëruar nga kolegia e tij parlamentare, Carmen Cricelli Jeitler, që është edhe kryesuese e grupit parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë, kanë qëndruar për një vizitë dyditëshe në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe, ata takuan liderët kryesorë të vendit, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministren e jashtme, Donika Gërvalla dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Engelberg tha se Kurti është shumë i orientuar kah integrimet transatlantike, sikur edhe krejt Kosova.


Pos këtyre, Engelber, që kishte me vete edhe zonjën e tij, Danielle Spera, e cila është edhe drejtoreshë e Muzeut Hebre të Vjenës, vizituan edhe Prizrenin, të cilin e quajti “një qytet shumë të rëndësishëm historik”, ku takoi edhe presidentin e “komunitetit të vogël hebre”, Votim Demirin.

Por, Engelberg e ka pranuar se vizita e tij më “goditëse” ishte ajo në fabrikën Comodita, ku është pritur edhe nga investitori Shkëlqim Devolli.

“Një efekt absolut goditës më pastaj ishte vizita e një hapësire të madhe prodhuese (e dyta më e madhja në botë) për dyshekë, në qytetin e Gjakovës. Shumica e asaj çfarë prodhohet këtu, shkon (eksportohet) për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai, që më pas e ka lëvduar investitorin e kësaj fabrike për punën që po e bën në avancimin e ekonomisë kosovare.

“Ndërmarrësi kosovar, Shkëlqim Devolli ka arritur, po ashtu, ta ndërtojë një konglomerat të tërë korporativ. Një dëshmi impresive e potencialit ekonomik të Kosovës”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori