Ndonëse dukej si e pamundur, por tani depozitat e Gjermanisë janë pothuajse plot. Kjo sasi mund të mbulojë nevojat për dy muajt e ftohtë të dimrit. Megjithatë drejtuesit e sektorit vazhdojnë përpjekjet.
Brenda 24 orëve niveli i mbushjes së depozitave të gazit në Gjermani u rrit me 0.17 pikë në volumin 95.14 për qind, sipas të dhënave të Menaxhuesit Evropian të Infrastrukturës së Gazit. Një udhëzim federal përcakton, që më 1 nëntor depozitat duhet të jenë të paktën 95 përqind të mbushura. Kjo vlerë tashmë është arritur.
Sasia e akumuluar është e mjaftueshme për të përballuar dy muaj të ftohtë dimri.
“Depozitat e mbushura do të na ndihmojnë në dimër”, tha presidenti i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Müller.
Njëkohësisht ai theksoi, se depozitat e mbushura nuk mjaftojnë për të gjithë periudhën, kur është e nevojshme ngrohja dhe se duhen vazhduar përpjekjet.
“Për të shmangur emergjencën nga mungesa e gazit në dimër, duhet të realizohen projektet e tjera që kanë nisur për rritjen e importit të gazit”, shtoi ai.
Secili mund të kontribuojë
Müller theksoi gjithashtu, se edhe në vendet fqinjë duhet të jetë e stabilizuar gjendja dhe konsumi brenda vendit duhet të ulet me të paktën 20 përqind.
“Secili mund të kontribuojë”, tha Müller.
Duke iu referuar javës së kaluar me rënien rreth 29 për qind të konsumit të gazit në ekonomitë shtëpiake dhe firmat e vogla, ai nënvizoi, se në pjesën më të madhe kjo ka të bëjë me motin e ngrohtë, por kursimi duhet të vazhdojë edhe gjatë dimrit të ftohtë.
Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck këtë javë u shpreh për mbushjen me 95 për qind të depozitave. Nisur nga depozitat gjendja aktualisht është e mirë.
“Kjo është një arritje. Por kjo arritje është me një çmim shumë të lartë, sepse ky ishte edhe kushti, që industria jo vetëm e kufizoi prodhimin, por pjesërisht edhe e ka ndërprerë atë”, tha Habeck në takimin e konstruktorëve të makinerive.
E nuk duhej të ishte kështu.
Sebastian Bleschke nga shoqata e Depozitimit të Gazit Ines u shpreh gjithashtu me optimizëm të përmbajtur.
“Pavarësisht depozitave të mbushura dimri do të jetë një sfidë e madhe. Importet për terminalet e gazit të lëngshëm dhe importet përmes terminaleve ekzistuese në shtetet e tjera të BE-së janë jashtëzakonisht të rëndësishme”, tha Bleschke.
“Arsye për ç’tensionim nuk ka, sepse depozitat mjaftojnë vetëm për dy muaj të dimrit. Varet veçanërisht prej konsumatorëve gjatë periudhës së ngrohjes”, tha Malte Küper nga Instituti i Ekonomisë gjermane në Koln (IW).
Industria ka reaguar me çmime të larta dhe e ka pakësuar dukshëm muajt e kaluar konsumimin e gazit. Edhe ekonomitë shtëpiake si dhe bizneset e vogla muajt e fundit kanë ngrohur më pak, ndonëse të ftohtit gjatë shtatorit e ka pakësuar kuotën e kursimit.
Në pritje të terminaleve për gazin e lëngshëm
Depozitat e mbushura të gazit, janë vetëm një element që Gjermania të përballojë dimrin pa mungesa. Ndaj furnizuesit e gazit po përpiqen të lidhin kontrata të reja furnizimi për gazin e lëngshëm (LNG), në mënyrë që edhe në muajt e ardhshëm të kompensohet mungesa e furnizimeve ruse.
Me ndërrimin e viteve edhe në brigjet gjermane në Detin Baltik do të jenë në dispozicion terminalet për zbarkimin e gazit LNG.
Si do të veprohet më tej?
Në periudhën e ngrohjes pavarësisht të gjtiha përpjekjeve niveli i depozitave do të ulet.
Se sa kohë do të mjaftojë gazi gjatë dimrit, Sebastian Bleschke nga Shoqata e Depozituesve të gazit tha se “për shkak të mungesës së importeve ruse të gazit, mund të pritet që depozitat që në fund të shkurtit ose në fillim të marsit të jenë pakësuar ndjeshëm”.
Gjatë viteve të kaluara në ditët e ftohta të dimrit në Gjermani deri në 60 për qind e konsumit të gazit është mbuluar prej depozitave vendase.
Në muajt pas fillimit të luftës në Ukrainë Rusia gradualisht i pakësoi furnizimet në Gjermani. Në politikën gjermane bëhej fjalë për “luftë për energjinë”.
Aktualisht Gjermania merr gaz nga Norvegjia, Belgjika, Franca, Holanda si dhe në volume të vogla edhe nga Zvicra. Gazi që përdoret në Gjermani ndër të tjera nxirret nga Holanda, Norvegjia, SHBA dhe hapësira arabe. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës