LAJMI I FUNDIT:

Vrau tezakun e tij vitin e kaluar, gjakovari dënohet me 20 vjet burgim

Vrau tezakun e tij vitin e kaluar, gjakovari dënohet me 20 vjet burgim

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.P., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili akuzohet për dy vepra penale “Vrasja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet vjet e gjashtë muaj.

Sipas aktakuzës i pandehuri D.P., akuzohet se me “datën 24 prill 2020 rreth orës 19:00 në fshatin Nec, Komuna e Gjakovës, me dashje e ka privuar nga jeta tezakun e tij, tani të ndjerin D.Gj., si shkak i një fjalosjeje të po asaj dite lidhur me kthimin e veturës së të pandehurit.


“Me t’u kthyer në shtëpi viktima, menjëherë fillon fjalosja më të pandehurin, nenën dhe valluan e tij, i pandehuri i bërtet duke i thënë që mos t’i bërtet gjyshes dhe nënës, vërsulen në drejtim të njëri-tjetrit, fjalosja dhe shtyrja mes tyre vazhdon ku i pandehuri merr një thikë vërsulet në drejtim të viktimës, e viktima nxjerr armen, ndërhyn nëna e të pandehurit ja largon armën dhe me pas i fut dy djemtë e saj në dhomë dhe i mbyll derën me çelës dhe thërret ne telefon A. – nënën e viktimës, pas bisedës telefonike më nënën viktima shkon lartë merr rrobat i vendosë në veturë, kthehet prapë për të marr diçka dhe gjatë daljes në korridor fillon prapë fjalosja me nënën e të pandehurit-K., e në këto momente i pandehuri mbi orman merr një pushkë gjuetie, nga kutia e municionit merr fishekët dhe i vendos në pushkë, del përmes dritares në oborr e ku vazhdon më të shpejtë duke i kaluar dy anë të shtëpisë deri tek vendi ku ndodhej viktima dhe atë në oborr tek këndi i shtëpisë kah pjesa ballore, e në një distancë prej 2-3 metra shtënë një herë në drejtim të tij në anën e djathtë të gjoksit, dhe si pasojë e kësaj të shtëne viktima bie për tokë, në spital dërgohet pa shenja jete ku është bërë edhe konstatimi i vdekjes së tij”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori