LAJMI I FUNDIT:

Dënohen zyrtarët policorë në Gjakovë që keqtrajtuan një qytetar – dënimi me burgim iu zëvendësohet me gjobë 

Dënohen zyrtarët policorë në Gjakovë që keqtrajtuan një qytetar – dënimi me burgim iu zëvendësohet me gjobë 

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve K. Gj., G. B., A. I., M. U., dhe Sh. L, zyrtarë policorë për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës. Personat e dënuar, zyrtarë policor kishin keqtrajtuar tani të dëmtuarin M. R., në atë mënyrë që përderisa i njëjti ishte arrestuar dhe i prangosur për shkak të dyshimit se kishte kryer vepra penale, me qëllim që të nxjerrin informacione, të dëmtuarin godasin me duar dhe këmbë në pjesë të ndryshme të trupit.

Personave të dënuar, dënimi me burgim iu është zëvendësuar me dënim me gjobë.

Lexoni të plotë njoftimin:


I akuzuari K. Gj., duke qenë në pozitën e Komandantit në Stacionin Policor në Gjakovë, me datë 14.11.2018, rreth orës 02:55 minuta, në objektin e Stacionit Policor në Gjakovë, ka keqtrajtuar tani të dëmtuarin M. R. nga Prishtina, në atë që mënyrë që derisa i njëjti ishte i arrestuar dhe prangosur, për shkak të dyshimit se kishte kryer vepra penale (raporti policor: 2018 – EA – 1248 dhe 2018 – HRGJ – 60), e godet me grushte në dorë dhe fytyrë, me ç’rast e rrëzon në dysheme.

Suspendohet komandanti i Policisë në Gjakovë dhe pesë zyrtarë të tjerë policorë
Lexo po ashtu Suspendohet komandanti i Policisë në Gjakovë dhe pesë zyrtarë të tjerë policorë

Në njoftim thuhet se me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizime publike”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit G. B., A. I. dhe M. U. , gjatë detyrës zyrtare, si zyrtarë policor, kanë keqtrajtuar tani të dëmtuarin M. R., në atë mënyrë që përderisa i njëjti ishte arrestuar dhe i prangosur për shkak të dyshimit se kishte kryer vepra penale, me qëllim që të nxjerrin informacione, të dëmtuarin godasin me duar dhe këmbë në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizime publike”..

I akuzuari Sh. L. duke qenë në pozitën e përgjegjësitë për Qendrën e Ndalimit në Stacionin Policor në Gjakovë, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, në atë mënyrë që rreth orës 04:24 minuta u ka mundësuar të akuzuarve M. U., G. B. dhe A. I. të futen në qelinë ku ndodhej i dëmtuari M. R., ku të njëjtit e keqtrajtojnë, duke e sulmuar fizikisht.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar dënim me burgim për të akuzuarin K. GJ. Në kohëzgjatje prej 120 ditë, me pëlqimin e të akuzuarit dënimi i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 2.000 Euro.

Të akuzuarit G. B. dhe A. I. janë dënuar me nga 90 ditë burgim, me pëlqimin e të akuzuarve, Gjykata ka zëvendësuar dënimin me burgim në dënim me gjobë në shumën prej 1.000 Euro.

I akuzuari M. U. është gjykuar me 150 ditë burgim, i cili dënim është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 1.500 Euro, ndërsa i akuzuari Sh. L. i është shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 90 ditë, i cili është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 700 euro.

Ndërkohë i akuzuari B. P. është liruar nga akuza për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori