LAJMI I FUNDIT:

Denver Nuggets rikthen epërsinë, mposht Miami Heat në ndeshjen e tretë finale

Denver Nuggets rikthen epërsinë, mposht Miami Heat në ndeshjen e tretë finale

Denver Nuggets ka fituar në udhëtim ndaj Miami Heat me rezultat 109:94 në ndeshjen e tretë finale të “Play-Off”-it në NBA.

Përballja e tretë e zhvilluar në “Kaseya Center” i ka takuar Denver Nuggets, të cilët kanë rikthyer epërsinë në finale me rezultat 2-1.

Çereku i parë i ndeshjes ishte krejtësisht i barabartë, duke përfunduar me rezultat 24:24, ndërsa në çerekun e dytë Nuggets ishin për një nuancë më të mirë.


Mysafirët arritën ta fitojnë 12 minutëshin e dytë me rezultat 29:24 duke shkuar në pushim me epërsi prej pesë pikësh apo rezultat 53:48.

Në çerekun e tretë, Nuggets vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë, pasi fituan 29:20 dhe çuan rezultatin në 81:68.

Edhe 12 minutëshi i fundit foli në të mirë të mysafirëve pasi fituan me rezultat 27:26 apo me rezultat të përgjithshëm 109:94.

Dy lojtarët më të dalluar te Nuggets ishin Luka Jokic me 32 pikë, 21 kërcime e 10 asistime dhe Jamal Murray me 34 pikë, 10 kërcime e 10 asistime.

Te Miami më të dalluarit ishte Jimmy Butler me 28 pikë dhe Bam Adebayo me 22 pikë e 17 kërcime.

Ndeshja e katërt zhvillohet pas dy ditësh apo më saktë në mëngjesin e së shtunës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori