Claudio del Frate
Çfarë nënkupton Moska për denazifikim? Jo vetëm thyerjen e plotë në fushën e betejës të kundërshtarëve ukrainas, por edhe një vepër të mëtejshme “pastrimi” të gjithë aparateve shtetërorë, politikë e ushtarakë, riedukimin e popullsisë “për së paku një brez”, fshirjen e përgjithshme të emrit Ukrainë. Burimi është përmbi çdo dyshim, sepse plani i llahtarshëm është botuar në faqen e agjencisë “Novosti”.
Plani shtazarak i pastrimit është treguar në një artikull të gjatë, të nënshkruar nga editorialisti Timofej Sergeicev, me titull “Çfarë duhet të bëjë Rusia me Ukrainën”, të botuar në të njëjtat orë në të cilat bota zbulonte tmerret e masakrave mbi civilët në Buça.
Denazifikimi është një kërkesë që Kremlini e quan të pakthyeshme, edhe se deri më sot nuk ishte shpjeguar në imtësi. “Denazifikimi është i nevojshëm, sepse një pjesë e madhe e popullit – me gjasë shumica – është e zotëruar dhe e joshur nga regjimi nazist”, sulmon “Novosti”. Pra, synimi i parë është që “nazistët që kanë marrë armët duhet të shkatërrohen më së shumti në fushën e betejës”. Vlen të kujtohet se Putini në më shumë se një rrethanë ka krahasuar Zelenskyn dhe qeverinë e tij, ushtrinë e rregullt të Ukrainës që kundërshton mësymjen ruse me batalionet – si Azov – që imitojnë simbologjinë naziste.
Të gjithë në të njëjtin kazan. Pra, “përveç drejtuesve, janë fajtorë edhe një pjesë e rëndësishme e masave që janë naziste pasive, bashkëpunëtorë të nazizmit”.
Operacioni i pastrimit nuk duhet të jetë vetëm fizik e ushtarak, por të përfshijë edhe sferën e kulturës e të edukimit ”që sendërtohet nëpërmjet shtypjes ideologjike (shfarosje) të qëndrimeve naziste dhe një censure të rreptë: jo vetëm në fushën politike, por edhe detyrimisht në atë të kulturës e të arsimit”. Për nënshkruesin e artikullit kuptohet vetvetiu se “denazifikimi mund të bëhet vetëm nga fituesi”. Aspak forca paqeje ndërkombëtare, aspak OKB. Bëhet fjalë për larje hesapesh, e gjitha brenda e përbrenda Rusisë. ,E siç sqarohet pak më tutje, “nuk mund të kryhet me një kompromis, mbi bazën e një formule si NATO-jo, BE-po”.
Një synim i një përmase të tillë nuk arrihet me sot e me nesër. “Kohët e denazifikimit në asnjë mënyrë nuk mund të jenë më të pakta se një brez, mbasi nazifikimi i Ukrainës ka vazhduar për më shumë se tridhjetë vjet, së paku duke filluar që nga 1989”.
Në ç’drejtim? “Veçoria e Ukrainës bashkëkohore të nazifikuar qëndron në mungesën e karakterit e në dyvlershmërinë që i lejojnë nazizmit të fshihet në dëshirën për ‘pavarësi’ e për një rrugë ‘evropiane’ (perëndimore, filoamerikane) të ‘zhvillimit’”. Pra, si duhet vazhduar? “Emri ‘Ukrainë’ nuk mund të mbahet si titull i çfarëdo njësie shtetërore krejtësisht të denazifikuar në një territor të liruar”, por këtu “Novosti” le të hapur mundësinë që për territor të liruar të mos mendohet i gjithë vendi i sotëm, por vetëm pjesa e tij lindore. Do të ktheheshim kështu në shëmbëlltyrën e një kohe të Luftës së Ftohtë, me dy Ukraina sipas modelit të dy Gjermanive. Mbetet se “në ndryshim, për shembull nga Gjeorgjia apo vendet baltike, Ukraina, siç ka vërtetuar historia, është e pamundur si shtet kombëtar dhe përpjekjet për të ‘ndërtuar një’ çojnë natyrisht në nazizëm”. Pra, “denazifikimi i Ukrainës është edhe de-evropianizimi i pashmangshëm i saj”.
“Në kohë paqeje, denazifikimi duhet të shkojë gjatë disa drejtuesve: zhdukje e formacioneve të armatosura naziste … krijim i organeve të vetëqeverisjes publike e të milicive … instalim i hapësirës informative ruse… tërheqje e materialeve mësimore dhe ndalim i programeve edukative në të gjithë nivelet që përmbajnë udhëzime ideologjike naziste … publikim i emrave të bashkëpunëtorëve të regjimit nazist, duke i përfshirë në punët e detyrueshme për rindreqjen e infrastrukturave … krijim i organizmave të përhershme të denazifikimit për një periudhë prej 25 vitesh”. Një shpëlarje truri.
Mbyllja përfundimtare: “Për të vënë në jetë planin e denazifikimit të Ukrainës, vetë Rusia më së fundi duhet të ndahet nga miklimet filo-evropiane e filo-perëndimore, të sendërtohet si aspirata e fundit për të mbrojtur e ruajtur vlerat e Evropës historike”. Shkurt, mesazhi nuk vlen vetëm për ukrainasit nën bomba. /Burimi: Corriere della Sera/Përktheu: Eugjen Merlika/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët