Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të përdorimit të armës në Prishtinë.

Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se shenjat e trafikut janë të dëmtuara.


Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur se shenjat e trafikut janë të dëmtuara nga predhat e armëve dhe në afërsi të shenjave janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë.

Gëzhojat dhe fishekët janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime. /Telegrafi/