Ministri ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK), Haki Demolli, po qëndron në vizitë zyrtare në Kanada, me ftesë të posaçme nga Ministri i Mbrojtjes së Kanadasë dhe Forumi prestigjioz i Halifaxit, një prej konferencave kryesore në botë për siguri, sidomos në Amerikën e Veriut.
Me këtë rast, Demolli pati një takim bilateral me Ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Harjit Sajjan, të cilin e falënderoi për kontributin kanadez për Kosovën në të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.
Sipas njoftimit për media, Demolli në takim me ministrin Sajjan theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kanadasë, si dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së Kanadasë, në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që, që do të mbahet në dhjetor të këtij viti, ku pritet të vendoset për etapën e re të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe NATO-s.
Gjithashtu, Ministri Demolli, e ftoi nikoqirin për vizitë në Kosovë, për të parë nga afër progreset e FSK-së, gjë që u mirëprit nga Ministri Sajjan.
Më herët gjatë ditës, para hapjes zyrtare të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, Ministri i FSK-së Haki Demolli, mori pjesë në Mëngjesin Ministerial të kryesuar nga nikoqiri, me temën: “Formësimi i agjendës së re, Inovacioni në Misionet Paqeruajtëse Bashkëkohore”. Ky aktivitet u organizua me qëllim që të analizohen praktikat e ndryshme të misioneve paqeruajtëse si dhe të bëhen përgatitjet adekuate për Forumin e Kombeve të Bashkuara mbi Paqeruajtjen që pritet të mbahet në vitin e ardhshëm në Kanada.
Ai ndau me të pranishmit disa prej të gjeturave lidhur me misionet paqeruajtëse në Kosovë, ndërsa bëri thirrje që të mbështetet FSK-ja në rrugëtimin e saj drejt transformimit në Forcë të Armatosur si dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të qenë në krahë të aleatëve perëndimor në misionet paqeruajtëse në të ardhmen.
Krahas Ministrit Sajjan, ishin të pranishëm nën-Sekretarët e Përgjithshëm të OKB-së për Misionet Paqeruajtëse respektivisht për mbështetje në teren Herve Ladsous dhe Atul Khare, ministrat e mbrojtjes ose zëvendësit e tyre nga ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Polonia dhe shtete tjera anëtare të NATO-së, ndërsa nga vendet e rajonit të pranishëm ishin Ministrat e rajonit nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Kroacia. /Telegrafi/
Impresum Arkiva Shpallje RSS
© Te gjitha te drejtat e rezervuara KosovaPress.
Attachments area
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

MPB vazhdon bastistjet në gjithë territorin e RMV-së: U sekuestruan armë, para dhe drogë

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker